E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrit Vasili: 2 vajza, në gjendje kritike

Share

(E PERDITESUAR)-Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, deklaron se 2 studente janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Rastet paraqiten në gjendje të qëndrueshme. Besoj se për një pjesë të mirë ka kaluar natë e vështirë, por ka një ecuri pozitive. Mbetet problematike dhe serioze gjendja e dy vajzave, traumat e të cilave kanë qenë të gjera. Parametrat mbahen në mënyrë të qëndrueshme. Përgjithësisht mund të thuhet se nga 25 të plagosurit konkludohet se 2 janë në një gjendje tepër të vështirë. Edhe në Vlorë të plagosurit i kanë kaluar rrezikut për jetën. Janë me frymëmarrje të drejtuar. Transporti jashtë është i pamundur. Ata mbahen në jetë nëpërmjet aparaturave.

Fillimisht pati raportime se ishte gjetur edhe një kufomë në rrënojat e autobusit të aksidentuar ditën e djeshme. Milto Malaj, një banor i zonës e ka konfirmuar lajmin për News 24. Por lajmi nuk u konfirmua zyrtarisht. Më pas u mësua se nuk ka viktima në rrënoja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›