E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Autobusi ishte i rregullt, ndërsa rruga është e pajisur me sinjalistikën e duhur

Share

Autobusi i aksidentit

Drejtori i Policisë Rrugore, Vullnet Topallaj, gjatë një konference për shtyp, ka thënë se autobusi që u përfshi dje në aksident, ka qenë i rregullt, pasi ka kaluar kontrollin teknik këtë vit. Ai ka thënë gjithashtu se drejtuesi i autobusit kishte patentë për këtë mjet që prej 13 vjetësh, ndërsa theksoi se rruga ka pasur sinjalistikën e duhur.

Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor rezulton:

 Aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ishte i pajisur me sinjalitsikën e duhur paralajmëruese. Po kështu ishte i pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës,  asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje.

Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi Pëllumb Çela  ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014.

Ndërkohë që automjeti në fjalë ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit teknik me datë 26.04.2012.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e saj, tha gjatë fjalës së tij Topallaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›