E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, të verbërit protestojnë për të drejtat

Protesta e të verbërve në Shkodër

Shoqata e të verbërve në Shkodër ka zhvilluar një protestë përpara Bashkisë së Shkodrës ku ka kundërshtuar ndryshimet ligjore që u bënë për këtë kategori Sipas tyre  qeveria aktuale ka ndryshuar ligjet për personat me aftësi të kufizuar duke u mohuar atyre shumë të drejta.

Ndryshimet ligjore bënë që likuidimi i  faturave të energjisë elektrike, komunikimit telefonik dhe transportit të eliminohen për këtë kategori duke rritur pabarazinë dhe thelluar përjashtimin shoqëror të personave me aftësi të kufizuara. Zef Vushaj, kryetar i shoqatës së të verbërve në Shkodër ka deklaruar se nuk kërkojmë lëmoshë por respekt e dashuri, kërkojmë të drejtat që na i kanë dhënë me ligj dhe tani na i mohojnë.

Zv.presidenti i kësaj shoqate për Shqipërinë, Luan Bregu, ka bërë të ditur se kjo shtresë në Shqipëri po ndeshet me një sërë problemesh. Të verbrit kanë protestuar në rrugën para bashkisë  duke e bllokuar për disa minuta atë. Ato kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave me grevë urie,bllokim aksesh nacionale, protesta para qeverisë e parlamentit, azil humanitar në vendet e BE e deri në protesta në Bruksel. /A.Dushi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›