Ne Greqi edhe te kamurit duhet te kursejne

Giorgos Flessas eshte nje sipermarres model qe e ka ndertuar cdo gje vete. Ai ka ecur me punen e tij dhe ka krijuar nje grup sipermarrjesh aktiv ne te gjitha fushat e reklamave dhe ne marredheniet me publikun qe po shtrihet edhe ne vende te tjera te Evropes Juglindore. Por edhe sipermarresi athinas sjell lajme te keqija nga fronti i krizes. Se paku pese deri ne dhjete vjet do te zgjase gjendja e jashtezakonshme ekonomike ne Greqi thote Flessas sepse se pari mungojne impulset per rritjen ekonomike dhe se dyti barra e krizes nuk eshte shperndare ne menyre te barabarte.
Evazioni fiskal dhe ekonomia informale probleme qendrore
Padrejtesia me e madhe eshte pafuqishmeria e shtetit para evazionit fiskal. Ndersa nepunesit pensionistet dhe te punesuarit ne firma private nuk kane rruge tjeter vecse te paguajne tatime per gjithe te ardhurat e tyre grupe te tjera si ato ne profesion te lire vazhdojne te mos cenohen. Njerezit e thjeshte nuk jane krejtesisht te pafajshem sepse ne radhe te pare biznesmenet e vegjel levizin ne nje zone te dyshimte persa i perket shlyerjes se tatimeve ndersa firmat e medha bejne bilance dhe kontrollen nga auditore te kualifikuar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lypes ne rruget e Athines.
Pra te pasurit nuk duhet te jene fajtore per mjerimin ekonomik te vendit edhe pse brezi 700 euro ne Greqi pohon pikerisht kete. Por si eshte puna me jeten e pasur te nates ne Athine apo anijet luksoze ne portin e jahteve te Pireut qe u bie ne sy here pas here vizitoreve gjermane ne Greqi Flessas thote se nuk duhen nxjerre ne menyre te pershpejtuar konkluzione.
Edhe ketu e verteta qendron ne mes. Natyrisht kjo e gjitha eshte nje tregues i permasave te ekonomise informale por duhet te keni parasysh edhe dy gjera. Mentaliteti grekeve eshte i tille qe me mire kursejne ne ushqim dhe ne veshje per te pire pastaj nje gote me shoket. Dhe sa u perket porteve te jahteve Per shkak te ishujve te saj te shumte Greqia terheq jahte nga e gjithe bota dhe shume prej tyre vendosen ne Pire.
Politikanet nuk kane kuptuar seriozitetin e situates
Nder pasaniket ne vend numerohet edhe Panagis Karellas pasardhes i nje familjeje te njohur biznesmenesh qe kane bere para ne industrine e tekstileve. Sot ai drejton dhomen e tregtise se Athines dhe eshte gjithashtu ne kerkim te nje karriere te re ne sektorin e sherbimeve. Qe para krizes industria greke e tekstileve dikur e lulezuar kishte humbur fuqine konkurruese. Recesioni ka perfshire edhe tregtine me pakice thote Karellas.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje numer i madh dyqanesh ne qender te Athines eshte detyruar te mbyllet.
Ne qender te Athines nje nder kater dyqane ka qene i detyruar te mbyllet sepse konsumatorit nuk i mbeten me te holla per te blere. Dhe pamja ne rruget e kryeqytetit grek momentalisht nuk te josh per te bere pazar sepse kudo ndeshesh me tregtare te paligjshem dhe lypes. Kjo nuk eshte shume terheqese per nje familje me femije.
Karellas ekonomist i diplomuar nuk i jep vetes shume rendesi. Ekonomia nuk eshte aspak shkence pohon ai. Per te shume gjera varen nga politika por politikanet nuk e kane kuptuar aspak seriozitetin e situates mendon ai.
Keta persona marrin vendime qe mund te na prekin te gjithe ne por ata ose nuk duan ta shohin realitetin ose na privojne me qellim nga e verteta. E kjo vlen per te gjithe politikanet per fat te keq lufta per pushtet eshte me e rendesishmja.
Autor Janis Papadimitriu / Angjelina Verbica
Redaktoi E. Xhani