Një i ri nga Hong-Kongu u mundua të kurdisë ndeshje

Iu Wai, mbrojtës 20 vjeç i skuadrës U-21 të Hong-Kongut u shpall fajtor në një gjykatë lokale të premten, ka raportuar South China Morning Post.
Në të shkruan se Iu u premtoi dy bashkëlojtarëve të tij – një mbrojtësi dhe portierit – “disa dhjetëra mijëra dollarë”, nëse ata do të ndihmonin në humbjen e qëllimshme të miqësores nga një skuadër e të rinjve rusë.
Dyshja refuzoi dhe raportoi rastin në autoritetet antikorrupsion që zhvilloi një bastisje gjatë ndeshjes së 5 nëntorit para syve të 5 mijë spektatorëve. Iu ishte arrestuar më vonë.
Në gjykatë u tha se Iu ishte kontaktuar nga një person në qytetin kinez Shenzhen, përtej kufirit nga Hong-Kongu, i cili kërkoi prej tij të kurdisë ndeshjen në këmbim për para.
Miqësorja, të cilën e fitoi Rusia me rezultat 2-1, ishte caktuar gjatë një vizitë të presidentit rus, Dmitry Medvedev, në qytet, në prill. Gjykata ka caktuar datën 30 dhjetor për shqiptimin e dënimeve.