Panetta për vizitë në Libi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, është shefi i parë i Pentagonit që po e viziton Libinë. Ai ka arritur për një vizitë në Tripoli, e cila vjen pas rënies së Muammar Gaddafit, i cili qëndroi në pushtet për 42 vjet me radhë.
Vizita e Panettës mendohet të zgjati vetëm disa orë dhe ai u takua me anëtarët e qeverisë tranzitore të Libisë.
Kjo vizitë vjen pas lajmërimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-së dhe Britanisë së do t’i hiqnin sanksionet Bankës Qendrore të Libisë, si dhe Bankës së Libisë për Investime të Huaja, duke zhbllokuar kështu miliarda dollarë.