E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë transportoi ushtria amerikane?

Qytetarët e WebbCity-t, një qyteti që është pjesë e shtetit të Missourit në SHBA, nuk do ta harrojnë datën 13 dhjetor, kur panë një gjë të pazakontë.

Ushtria amerikane nën vështrimin e syve kureshtarë të banorëve të këtij qyteti, transportoi një gjë që ata zyrtarisht e quajtën aeroplan, ndërsa ai nuk ishte nga ata që njihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të ushtrisë më të fortë në botë.

Fluturakja në trajtë disku, nga ato që jemi mësuar t’i quajmë pjata fluturake të jashtë tokësorëve, u transportua në një kamion drejt destinacionit të saj, nën kujdesin e fuqishëm ushtarak.

Për rreth një orë policia lokale e qytetit rregulloi komunikacionin në atë mënyrë që t’i bëjë vend lëvizjes së kësaj fluturakeje të pazakontë.

Sherifi i qytetit Don Read ka thënë se ushtria kishte kërkuar ndihmë nga organet e rendit të qytetit WebbCity, për të tranasportuar një aeroplan, duke shtuar se forcat e armatosura kishin shqyrtuar edhe mundësi tjera transportimi, por lëvizja nëpër rrugët tokësore u ishte dukur më e përshtatshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›