Shpërthim eksplozivi në një vile trekatëshe

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fushë-Krujës mbrëmje e së premtes.
Lënda eksplozive ka shpërthyer rreth orës 19:45 në lagjen “Kastrioti”, në qendër të qytetit, në një vile me tre kate, e cila rezulton të jetë e pabanuar.
Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërkohë që ende nuk dihet pronësia e banesës, njofton BW. Policia ka nisur hetimet në vendngjarje./Indeksonline/