Braktisë PDK-në për AAK-në

Xhavit Zariqi kryetar i këshillit komunal në Ferizaj e ka braktisur Partinë Demokratike të Kosovës duke kaluar në Alenacën për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendimin e kishte marrë pasi është takuar me Ramush Haradinajn, raporton Klan-Kosova.
“Unë jam kudnër zgjedhjeve të fundit të brendshme. Sidomos jam kundër mënyrës se si kanë shkuar zgjedhjet nëpër nëndegë”, ka thënë Zariqi.
Isha partia e tij, mendon se do të jetë mirë po qe se ai jep dorëheqje.
“Do të ishte parimore që ai të japë dorëheqje pasi që ka ardhur në këtë pozitë duke qenë pjesë e PDK-së”, ka thënë Gazmend Bytyqi – sekretar i degës së PDK-së në Ferizaj./Indeksonline/