Një institucion kujtese për të mos lënë të rehabilitohet nomenklatura e enveristëve

Varri masiv i Dajtit mbetet një akuzë e gjallë për paraardhësit e Edvinit, të cilët refuzojnë të tregojnë edhe vendet se ku i ekzekutuan kundërshtarët e diktaturës. Pinjollët e sotëm tallen duke propaganduar se kërkojnë shpërblime për të treguar stacionet e krimitJanë zbuluar ne periferi te Tiranes varret e 19 personave te pushkatuar, me gjase ne periudhen e komunizmit. Skeletet dolen ne drite ndersa nje burre kerkonte eshtrat e te atit. Varret ishin te gjithe ne nje lugine prane kodrave te Dajtit. Behet fjale per nje prej zonave te pabanuara te Linzes, ne rreze te malit te Dajtit, ku u nxoren ne drite brenda pak ditesh 18 skelete njerezish, qe mendohet se i perkasin te pushkatuarve gjate kohes se komunizmit. Kjo hipoteze vertetohet edhe nga njeriu qe i zbuloi keto eshtra, i cili per nje kohe te gjate studioi zonen dhe beri germime private ne kerkim te varrit te te atit, te pushkatuar ne vitin 1975. Eshtrat jane gjetur ne varre te shperndare ne nje siperfaqe mbi 100 metra katrore. Menyra e vendosjes se varreve verteton ne menyre hipotetike se, periudha e ekzekutimeve ka qene e shtrire ne kohe, pasi nuk ka nje varr te perbashket, por varre te ndara me nje apo dy skelete njerezish, ne afersi prej kater apo pese metra me njeri-tjetrin. Eshtrat nuk jane nxjerre nga varret prej eksperteve dhe ne menyre profesionale, por jane futur ne thase nga personi qe i ka zbuluar dhe me pas iu derguan morgut te Qendres Spitalore universitare "Nene Tereza", ku mesa duket do te jene aty per nje kohe te gjate. Kjo per shkak se, per ekzaminimin e eshtrave, mjekesia ligjore, pret nje vendim te prokurorise se Tiranes. Organi i akuzes se kryeqytetit, duhet te nise paraprakisht nje hetim per keto eshtra, por qe deri tani nuk ka patur nje praktike hetimi per te pushkatuarit e kohes se komunizmit. Burimet zyrtare te mjekesise ligjore shprehen se, depozitimi i eshtrave te gjetura ne Linze eshte bere nga nje oficer i policise gjyqesore. Varri masiv i zbuluar rrëzë malit të Dajtit, ku u gjetën eshtrat e 19 personave të vrarë gjatë regjimit komunist, është një apel i fortë për shoqërinë shqiptare, që të reflektojë përballë atyre akteve çnjerëzore të regjistruara nga regjimi i Enver Hoxhës. Shefi i ekzekutivit Sali Berisha, u shpreh dje përpara deputetëve demokratë, se shpirtrat e këtyre famëkeqëve nuk do të lihen në harresë. Berisha theksoi se 19 personat janë ekzekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës. Duke e përkufizuar ngjarjen si tepër të dhimbshme dhe njëherazi të dënueshme, Berisha apeloi për reflektim përballë një fakti të tillë dhe u kërkoi deputetëve të mazhorancës, të krijojnë çdo mundësi për të miratuar sa më parë ligjin e lustracionit, instrument ky që mund të hedhë dritë mbi të tjera ekzekutime nga njerëz dhe individë që ende edhe sot janë në poste të rëndësishme shtetërore. Gjithashtu, Berisha iu referua edhe ligjit për ngritjen e institucionit të kujtesës kombëtare, i cili synon të zbardhë të gjithë të vërtetën e barbarizmave të regjimit komunist. Kryeministri premtoi se do të shpërblejë çdo qytetar që ka informacion për varrezat masive, të krijuara në mënyrë barbare me trupat e shqiptarëve nga regjimi famëkeq hoxhist. Berisha e konsideroi këtë si një detyrim ndaj të gjithë atyre që u martirizuan për lirinë dhe vlerat e saj....