Nje ish-ushtar qe do te mund te drejtoje serish vendin e tij
Nga Dan Bilefsky
Ne 2005, sapo kishte arritur ne Hage per tu perballur me akuzat per krime lufte, Ramush Haradinaj u gjend perballe me Sllobodan Milloshevicin, njeriun e forte te Serbise, i cili mbahej i mbyllur ne qeline fqinje. Per Haradinaj, nje ish-komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe nje njeri trupbeshem qe kishte luftuar nje lufte guerrilase kunder forcave te Milloshevicit, takimi ishte nje tronditje.
"Milloshevici pyeti ne anglisht nese une isha Haradinaj dhe tha, "Si jeni? Si ndiheni ketu? Si po shkojne punet ne Kosove?" kujton Haradinaj, i cili u shfajesua nga 37 akuzat per krime kunder njerezimit dhe u lirua nga Haga ne prill pasi gjykata arriti ne perfundimin se provat ishin shume te dobeta per te lidhur ate drejtperdrejte me vrasjet per te cilat ai ishte akuzuar.
"Une iu pergjigja se Evropa ishte duke ndihmuar per ndertimin e nje shteti ne Kosove, ndersa Amerika kujdesej per sigurine tone", vazhdoi ai." Ai ishte shume i sjellshem. Por nuk i pelqeu pergjigjja ime dhe u largua. Une nuk u ndjeva si i humbur ne kete histori, sepse une isha anetar i ekipit fitues ».
Por kur udheheqesit etnike shqiptare te Kosoves me ne fund deklaruan pavaresine shkurtin e kaluar, ndjenja e triumfit te Haradinajt ishte zbutur ngaqe ai ishte i detyruar te shikonte nga burgu. Tani, Haradinaj, 40 vjec, qe me perpara ishte kryeminister i Kosoves se administruar nga OKB-ja per
100 dite perpara se te vetedorezohej ne Hage ne muajin Mars 2005, eshte duke
u zotuar per te drejtuar edhe njehere shtetin e porsalindur.
"Ne kemi nje rremuje te madhe", thote ai ne shtepine e tij te madhe ne nje koder qe zoteron Prishtinen, kryeqytetin e Kosoves. "Ka njerez qe nuk kane uje ne banjot e tyre. Nuk ka energji elektrike. Une jam dikush qe mund t’i jape ato. Deshiroj te jem kryeministri i ardhshem i ketij vendi. Nuk ka asnje dyshim per kete".
I famshem si nje luftetar i lirise midis shqiptareve etnike te Kosoves dhe share nga serbet, te cilet e quanin ate "Rambo" per pathyeshmerine e tij, Haradinaj mori nje pritje prej heroi kur u rikthye ne shtepi. Ne veri te Kosoves, serbet dogjen rrobat e gjykatesve per te treguar pakenaqesine e tyre.
"Lirimi i Haradinajt eshte nje padrejtesi e madhe dhe minon te gjithe procesin e Hages", thote Vuk Jeremic, ministri i ri i Jashtem pro-evropian serb. Ne fillim te gjyqit te Haradinajt, Karla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Hages, e cila akuzoi Haradinaj me akuza qe perfshin vrasje, tortura, grabitje dhe debimin e serbeve, shqiptareve dhe arixhinjve, e quajti ate nje "gangster ne uniforme" me gjak ne duart e tij. Avokatet dhe gjykatesit ne gjyq u ankuan se frikesimi i deshmitareve kishte qene shume i perhapur. Prokuroret kane bere te ditur se ata planifikojne ta cojne ceshtjen ne apel.
Haradinaj beri pak perpjekje per te fshehur perbuzjen e tij per del Ponten, e cila ne nje liber te koheve te fundit e lidhi Ushtrine Clirimtare te Kosoves me nje pretendim per nje skeme trafiku organesh njerezore ne te cilen civilet serbe dhe shqiptare ishin rrembyer ne Kosoves dhe u derguan ne Shqiperi, ku organet e tyre ishin hequr perpara se ata te vriteshin.
"Del Ponte harxhoi 8 vjet si kryeprokurore, dhe detyra e saj ishte te gjente te verteten", tha Haradinaj."Ne vend te kesaj, ai ishte e vete-preokupuar me ate sesi dukej dhe sesi ishte perceptuar ajo nga publiku". I pyetur per akuzat per trafik organesh ai refuzoi te pergjigjej.
Haradinaj tha se kalonte brenda nates nga posti i kryeministrit ne burgim ka qene e veshtire. Per te kaluar kohen, ish-luftetaret mblidheshin ne nje klub gatimi. Milloshevici gatuante shishqebap.
Dikur guerrillas, me i familjarizuar me nje AK-47, ai tha se nuk dinte si te gatuante.» Isha i frikesuar se kisha kaq shume kohe vetem i ulur », kujton ai. "Por fushebeteja ishte me keq se Haga. Atje, ju shikonit vellezerit tuaj qe vriteshin cdo dite". Haradinaj ka patur nje jete te shenjuar nga lufterat, humbjet, dhuna dhe gjakderdhja. Dyh prej vellezerve te tij u vrane gjate luftimeve me ushtaret serbe. Nje i trete u vra ne makinen e tij me 2005. Haradinaj tha se ai u bind qe lufta e armatosur ishte e e vetmja menyre per te derrmuar dominimin serb kur ishte jo me pak se 14 vjec, kur ai shikoi policet serbe sesi rrihnin te rinjte demonstrues shqiptare. "Une pashe se ata ishin duke rrahur per shkak se ata kishin armet dhe ishin me te forte", tha ai. "Atehere e kuptova se ne kishim nevoje per ato per te qene edhe me te forte".
Ne 1989, viti kur Milloshevici i hoqi autonomine Kosoves, Haradinaj emigroi ne Zvicer, ku ai kaloi nente vjet duke punuar si roje ne nje diskoteke dhe ne ndertim. Ai thote se filloi te pergatitej per tu pergatitur fizikisht per ne fushen e betejes duke studiuar kung fu, duke lexuar libra mbi taktikat e luftes guerrilase dhe duke bere marshime 100 km neper Alpet. Ai u kthye ne Kosove ne fillim te 1998, si guerrillas shqiptar dhe filloi perleshjet me forcat serbe, duke e vendosur veten si komandant te rajonit te Dukagjinit ku ndodhej edhe shtepia e tij.
Gjate diteve te tij te para te betejes, ai pa vellane e tij te ri Luan te vritej ndersa te dy ishin duke kaluar nga Shqiperia per ne Kosove. Ai tha se e kishte mbajtur trupin e vellait te tij per kater ore ne shpinen e tij derisa te kishte mundesi qe ta varroste. Ne Mars 1998, forcat e Milloshevicit u perpoqen te vrisnin Haradinaj dhe familjen e tij ne shtepine e tyre ne Gllogjan, ne Kosoven perendimore. Ai kujton se ishte plagosur shtate here, por mbijetoi fale nje grumbulli celesash qe i mbante ne xhep prane kraharorit te tij, te cilat arriten te pengonin nje plumb vdekjeprures.
Ushtaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves te cilat kane luftuar me Haradinaj thone se ai frymezonte ndershmeri permes karizmes, vetebesimit te larte dhe mungeses se frikes. Ramush Ahmeti, nje luftetar i njesise se tij, kujton se kur disa ushtare kendonin kenge patriotike per tu pergatitur per beteje, Haradinaj do ti qetesonte ata dhe do ti nxiste qe ne vend te saj te pushonin.
Sidoqofte kur nje tjeter prej vellezerve Haradinaj, Shkelzen, u vra ne 1999 dhe luftetaret e tij ishin te derrmuar dhe te demoralizuar, thote Ahmeti, Haradinaj papritmas filloi te kendonte kenge partizane. "Ai ishte duke kenduar per te parandaluar qe ne te thyheshim", thote Ahmeti. "Ne do te vdisnim per te sepse ai ishte i gatshem per te vdekur per ne".
Pasi NATO nderhyri ne luften e vitit 1999 dhe forcat serbe u terhoqen, Haradinaj – ne ate kohe legjendar ne Kosove – fitoi nje diplome ne drejtesi nga Universiteti i Prishtines. Shoke te tij studente thone se ata ishin shokuar kur e kishin pare ish-luftetarin se bashku ne nje klase mesimi. Haradinaj, i cili nuk kishte arritur te mbaronte shkollen e mesme, arriti te mesoje vete anglisht, frengjisht dhe gjermanisht dhe te behej nje njohes i
veres.
Sidoqofte dhuna e ndoqi kemba kembes ate. Ne 7 korrik 2000, ai drejtoi disa burra per ne shtepine e nje rivali ne Kosoven perendimore. Nje beteje shpertheu, sipas policise, dhe Haradinaj u plagos nga nje granate. Ai nuk u ndoq asnjehere penalisht. Pasi kishte ndihmuar ne carmatosjen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe e vendosi ate si nje force civile, qe diplomatet perendimore thone se ndihmoi ne vendosjen e stabilitetit ne krahine, ai themeloi nje parti politike, Aleancen per Ardhmerine e Kosoves. Ne zgjedhjet ne tetor 2004, partia e tij u rendit e treta dhe Haradinaj u be kryeminister i nje qeverie te koalicionit. Diplomatet perendimore thone se ai ishte nje udheheqes inteligjent dhe energjik. Ne Mars 2004, kur shqiptaret etnike shperthyen ne protesta ne te gjithe Kosoven, atij iu njoh merita qe parandaloi qindra shqiptare te sulmonin manastirin me te njohur ortodoks serb ne Kosove.
Ndersa ai ishte ne burg vitin e kaluar, Haradinaj iu desh te shikonte sesi rivali i tij i vjeter, Hashim Thaci, ish-udheheqesi politik i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, doli ne skene si kryeminister. Pak jave me pare, nje person i armatosur u perpoq te hynte ne shtepine e Thacit dhe dy prej vellezerve te tij ishin duke sulmuar, sipas policise. Disa njerez ne kampin e Thacit akuzuan Haradinaj, i cili mohoi cdo perfshirje. Vlora Qitaku, nje zedhenese per partine e Thacit, tha se Haradinaj ishte nje politikan partia e te cilit kishte humbur ne pese zgjedhjet e kaluara. "Ne jemi duke u perpjekur te ndertojme nje demokraci te re, dhe ne nuk do te lejojme Ramushin ta ktheje Kosoven ne nje xhungel".
Haradinaj sulmoi qeverine dhe perendimin se kane lejuar Beogradin te kontrolloje veriun e dominuar nga serbet, dhe paralajmeroi se mes shqiptareve po rritet gjithnje e me shume padurimi. "Ne duhet te kishim qene ne gjendje te jepnim nje plan qe ne daten 17 shkurt", tha ai duke iu referuar dates se pavaresise. "Une e di se cfare do te thote te kesh durim por ne qofte se fle gjume kjo nuk eshte e mire. Mund te jete shume vone".
*THE INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE*