E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes aksidentalisht peshkatari amatore

Ka qene duke gjuajtur peshk ne lumin e Drojes, i cili kalon ne afersi te Mamurrasit, por ka rreshqitur, duke mbetur brenda ne uje. Ka qene nje bashkefshatar i tij qe ka dhene alarmin i pari, per mbytjen ne uje te Dali Dukes. Te afermit e tij sebashku me bashkefshatarin kane mundur ta nxjerrin nga uji ne momentet e fundit te jetes. Burime te policise se Kurbinit bejne te ditur se 49-vjecari Dali Duka, nga fshati Bushenes i Bashkise, Mamurras te rrethit Kurbinit, pasi eshte nxjerre nga lumi Droje e kane nisur per ne spital. Nderkohe qe ai ka nderruar jete pa pritur qe bluzat e bardha t’i japin ndihmen e pare. Mjeket bejne te ditur se ai kishte pire shume uje ne momentin qe ishte fundosur ne lume. Trupi pa jete i peshkatarit amator eshte derguar ne spitalin e Lacit, per t’u terhequr nga familjarte e tij. Dali Duka kishte pak vit qe kishte ardhur nga Lura ne Mamuuras dhe ishte baba i dy femijeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›