E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetvritet, ndersa tetonte te vriste nenen

LEZHE – Shperthimi i nje granate ka shkaktuar vdekjen e nje 45-vjecari dhe plagosjen e nenes se tij. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Caraj” ne qytetin e Lezhes, ku ka mbetur i vdekur 40-vjecari Genc Gjinaj dhe u plagos rende nena e tij Marie Gjinaj, 65 vjece. Lajmi eshte bere i ditur njw ditw mw parw nga burime te policise te cilet kane sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.

Nisur nga te dhenat e marra nga deshmitaret, mesohet se 45-vjecari Gjinaj eshte kthyer ne shtepi ne gjendje te dehur dhe sapo ka hyre ne banese, ku jetonte me qira me nenen e tij Marie Gjinaj, kane filluar zenkat me kete te fundit. Menjehere pas sherrit tw ndodhur eshte degjuar shperthimi i forte, qw i ka marrw jetwn 45-vjeccarit. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkruar strukturat policore te cilat kane nxjerre nga rrenojat nene e bir. 65-vjecarja eshte derguar menjehere ne spital per te marre ndihmen e bluzave te bardha ndersa per djalin e saj 40-vjecar ishte teper vone. Aktualisht policia eshte duke punuar per te zbardhur shkaqet e ngjarjes se rende, ndersa mesohet se ne shtepi nuk ka pasur persona te tjere.

Ngjarja

Eshte kthyer i dehur ne banesen e tij Genc Gjinaj, ne oren 23:45 minuta te dy ditwve mw parw djeshme dhe ka nisur te debatoi me nenen e tij Marie Gjini. Ajo i ka kerkuar te birit te hiqte dore nga konsumimi i alkoolit sepse kishte kater femije, por pa rezultat. Nderkohe qe duket se kjo ka acaruar akoma me shume 40-vjecarin, i cili ka marre nje granate mesymese, qe e mbante ne shtepi pa leje dhe pasi i ka hequr siguresen, duke tentuar te kercenonte nenen e tij. Mungesa e vemendjes per nje moment ka bere qe granata te shperthente duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme 45-vjecarit, ndersa ka plagosur rende nenen e tij, Marie Gjinaj. Pas shperthimit kane qene fqinjet, te cilet kane derguar 65-vjecaren ne spitalin e Lezhes e prej andej ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Sipas mjekeve te spitalit te Lezhe, qe i kane dhene ndihmen e pare te plagosures, behet e ditur se ajo ka djegie shume te medha. Kjo ishte edhe arsyeja qe ajo u dergua ne Tirane, per mjekim me te specializuar.

Sipas burime zyrtare te Policise se Lezhes, ngjarja ka ndodhur ne lagjen e Frutikultures, nderkohe qe forcat blu kane rrethuar vendin e ngjarjes qe ne momentet e para te krimit, duke shmangur ndonje viktime tjeter te mundshme. Nga burimet zyrtare te policise se qytetit te Lezhes behet e ditur se dyshohej qe viktima ne momentin qe kishte rene permbys kishte dhe nje granate tjeter qe po te hiqej kufoma mundet te shperthente. Jane dashur specialiste te policise te ardhur nga Tirane, per te bere te mundur edhe nxjerrjen e kufomes nga banesa rreth ores 10.00 te dites se djeshme. Nderkohe qe behet e ditur se kater femijet e viktimes Genc Gjinaj ndodhen ne emigracion jashte vendit, nderkohe qe viktima ishte i divorcuar nga bashkeshortja.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›