Nje jave afat, PD-PS ngecin tek KQZ, numerimi dhe ankimimi Rozeta Rapushi
Partite e medha politike dhane dje shenja jete se po perpiqen per realizimin e Reformes Zgjedhore. Komisioni i posacem i Reformes Zgjedhore, u mblodh dje per t'i dhene zgjidhje ngerceve per ligjin e zgjedhjeve, por palet arriten te miratojne me konsensus te plote vetem kapitujt qe kane te bejne me ceshtjet administrative dhe ankimimin gjyqesor. Nderkohe qe mbeten ende 3 ceshtje per t'u negociuar, si perberja e KQZ-se, ankimimi dhe teknologjia e numerimit ne zgjedhje. "Kaluan tre kapituj. Kapitulli i KQZ, kapitulli i ankimit administrativ dhe kapitulli i ankimit gjyqesor. Kaluan ne parim edhe nenet qe palet kane rene dakord. Ndersa ceshtjet qe i takojne problemeve me sensitive qe kane te bejne me barazine e paleve ne procesin administrativ jane akoma ne diskutim", - u shpreh pas mbledhjes eksperti socialist i komisionit, Bledar Cuci. Keshtu, ne mbledhjen e djeshme, komisioni per Reformen Zgjedhore miratoi nenin per administraten zgjedhore, por nuk mundi te vendose per perberjen e KQZ-se. Gjithashtu, u miratua neni per ankimimin ne KQZ, por ende jo kerkesa qe me vendim te dy anetareve te ketij institucioni te hapen kutite e votimit. Po ashtu u miratua dhe neni per ankimimin gjyqesor. Megjithate, Cuci tha se me pavaresisht ngerceve ende te pazgjidhura, ne rast se palet do te kene vullnet, Reforma Zgjedhore mund te jete gati edhe brenda 12 korrikut. Nga ana tjeter, Cuci shtoi se gjate pjeses se fundit te mbledhjes, u diskutua edhe ceshtja e propozimeve te partive te vogla per ndryshimin e sistemit, por nuk pati dakordesi mes paleve. "Pati nje propozim nga bashkekryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri, qe diten e hene te behej nje seance degjimore dhe te fillohej diskutimi per kerkesen e partive te vogla, por nuk u ra dakord ne komision", - u shpreh eksperti socialist. Ndersa ne lidhje me kete ceshtje, kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, i pranishem ne mbledhjen e djeshme te komisionit per Reformen Zgjedhore, tha se propozimet e partive te vogla per Reformen Zgjedhore do te merren ne shqyrtim nga ekspertet e komisionit te posacem parlamentar. "Ne i kemi percjelle propozimet konkrete prane komisionit dhe sot morem nje pergjigje qe ekspertet do te shqyrtojne kerkesat tona dhe me pas do te shikohen procedurat me tej me partite politike, qe kane sjelle propozimet. Shpresojme te mos perjashtohet kurrkush nga diskutimi, aq me teper forcat parlamentare dhe jo parlamentare, te cilat kane te drejte te kene zerin e tyre per reformen", - u shpreh Mediu pas mbledhjes. Sipas tij, kerkesat e partive te vogla jane te qarta dhe lidhen me perllogaritjen e mandateve, korrektimin e sistemit elektoral, vezhgimin e zgjedhjeve etj. Partite politike, sipas vendimit me te fundit te Kuvendit, duhet te kene gati Reformen Zgjedhore, brenda dates 12 korrik. Keshtu, ne me pak se nje jave pune, forcat e medha politike duhet te gjejne dakordesi per ceshtjet e nxehta, te cilat nuk munden t'i zgjidhnin ne gjashte muaj pune.
PROPOZIMET E PS
1. Per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, shtohet skema e propozimit duke perfshire ne skemen e institucioneve dhe organizata te shoqerise civile qe kane pervoje ne fushen e zgjedhjeve si dhe mundesia e partive parlamentare te perzgjedhin kandidaturat;
2. Teknologjia e numerimit te zbatohet ne nje projekt pjesor, me jo me pak se 10 per qind te zgjedhesve;
3. Procedurat e verifikimit ne Qendrat e Votimit te jene off-line dhe te zbatohen ne QV e njesive vendore me mbi 20 mije zgjedhes, pra qendrat urbane. Keto permbushin edhe rekomandimin e ODIHR per zbatim gradual te teknologjise;
4. PS i qendron variantit per marrjen e provave nga dy anetare te KQZ-se.
PROPOZIMET E PS
1. Per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, shtohet skema e propozimit duke perfshire ne skemen e institucioneve dhe organizata te shoqerise civile qe kane pervoje ne fushen e zgjedhjeve si dhe mundesia e partive parlamentare te perzgjedhin kandidaturat;
2. Teknologjia e numerimit te zbatohet ne nje projekt pjesor, me jo me pak se 10 per qind te zgjedhesve;
3. Procedurat e verifikimit ne Qendrat e Votimit te jene off-line dhe te zbatohen ne QV e njesive vendore me mbi 20 mije zgjedhes, pra qendrat urbane. Keto permbushin edhe rekomandimin e ODIHR per zbatim gradual te teknologjise;
4. PS i qendron variantit per marrjen e provave nga dy anetare te KQZ-se.