Një javë kohë për plotësimin e formularit A2
Shpërndarja e formularit A2 ka nisur në të gjitha shkollat e mesme të vendit, menjëherë pasi bankat dhe Posta Shqiptare kanë hapur sportelet e tyre, pas ditëve të pushimit në fundjavë.
Një dyndje e vërtetë e të rinjve është vërejtur në të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit, ku maturantët, por edhe të tjerë që e kanë përfunduar të mesmen vite më parë, kanë nxituar që të tërheqin formularin A2 të personalizuar për secilin prej tyre.
Pasi kanë kryer pagesat prej 2000 lekësh të reja në banka ose në postë, të rinjtë kanë nxituar që të marrin nga mësuesit e tyre kujdestarë këtë formular, i cili duhet të dorëzohet sërish në origjinal. Data e fundit e dorëzimit të tij nga nxënësit është 11 korriku. Një gjë e tillë u jep mundësinë këtyre të fundit, që të plotësojnë dhjetë preferencat për studime të larta universitare vetëm për një javë. Sipas mësuesve edhe kjo dyndje e të rinjve në shkolla vjen pikërisht nga ky afat i ngushtë kohor. Ndonëse ata pohojnë se të gjithë maturantët, tashmë i kanë idetë të qarta se ku do ta orientojnë të ardhmen e tyre të studimeve universitare. Shqetësimi më i madh për ta, duket se mbetet plotësimi i formularit pa gabime, gjë që do t‘i skualifikonte menjëherë nga gara universitare. Por, gjithashtu, edhe arritja e rezultateve sa më të larta, në dy provimet e lëndëve me zgjedhje, që do të zhvillohen më 10 korrik. Një tjetër afat për dorëzimin e formularit A2 është data 15 korrik, kur drejtuesit e shkollave pasi të kenë përmbushur pjesën e tyre në këtë dokument duhet t‘i dërgojnë ato në APRIAL, Agjencinë e Posaçme pranë Ministrisë së Arsimit, që merret me pranimet e studentëve në institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Në të gjitha shkollat e vendit janë shpërndarë në total 48 544 formularë A2, aq sa është edhe numri i konkurrentëve. Ky formular ka të njëjtin konceptim si edhe një vit më parë. Kompozimi i tij është bërë në mënyrë të tillë që të funksionojë saktë dhe pa gabime hedhja e të dhënave në kompjuter, pas plotësimit nga ana e maturantëve. Kjo, pasi sistemi meritë-preferencë mbështetet mbi një sistem kompjuterik shpërndarje të fituesve, nëpër degët e përzgjedhura.
Numri i degëve që renditen për t‘u përzgjedhur nga të rinjtë ka shkuar në 215 nga 207 të tilla, të një viti më parë. Në faqen e pasme të tij për të gjithë të interesuarit është vendosur edhe një udhëzim për mënyrën se si duhet të plotësohet pa gabime. Në çdo shkollë është shpërndarë edhe një udhëzues më i gjerë, për t‘u përdorur si nga mësuesit, ashtu edhe nga nxënësit.
Përpara se formulari A2 t‘i jepet maturantit, nga mësuesi kujdestar do të plotësohet me përgjegjësi dhe pa korrigjime nota mesatare. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës. Mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës mbajnë përgjegjësi për formularët e shpërndarë, pasi janë unikë dhe nuk riprodhohen.
Rekomandohet që formulari të fotokopjohet, në mënyrë që çdo maturant të praktikohet për plotësimin e tij dhe në variantin origjinal ai të shënojë pa gabime të dhënat e kërkuara. Kjo, pasi formulari A2 që duhet të dorëzohet, detyrimisht është vetëm ai origjinal që tërhiqet në fillim.