Nga një dyqan i thjeshtë deri në Hënë
kishin blerë në qendrat tregtare afër Hustonit, disa mundësisht edhe me korrespondencë nga një katalog për furnizime qeveritare. Ka nga ata që thonë se u zgjodh njëri fare rastësisht, të cilit iu hoq etiketa dhe gjithçka tjetër që kishte lidhje me prodhimin e tij: në NASA përdorën të gjitha masat e mundshme për të mos lejuar që dikush të shfrytëzonte udhëtimin hapësinor të atij flamuri për qëllime komerciale. "Iu hoq çdo lloj etikete, në mënyrë që të mos lejohej që ai që e kishte prodhuar ta përdorte këtë mision për të fituar para", tregon Buzz Aldrin, një prej astronautëve.
Në fund të fundit, copa e vogël prej najloni me yje e viza dhe me madhësi 90 me 150 centimetra, ishte gati për të hyrë në librat e historisë falë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv në shtëpitë e miliona njerëzve: më 20 korrik të vitit 1969, plot 40 vjet më parë, ai do të vendosej për herë të parë në Hënë nga dy astronautë të misionit "Apollo 11". Kush ka mundur të shohë imazhet në ekranet televizive të Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong teksa rregullonin flamurin amerikan në hapësirën e quajtur Deti i Qetësisë, mund të kuptonte se pas këtij veprimi qëndronte një nga ngjarjet më të mëdha të asaj epoke. Ishin vitet e Luftës së Ftohtë, ku pushtimi i hapësirës kishte lidhje me provën e "tregimit të muskujve". Në fakt Kenedi në fjalimin tij para Kongresit në vitin 1961, pati thënë: "Ky vend duhet të angazhohet që të arrijë qëllimin për të dërguar njeriun e parë në Hënë dhe më pas ta kthejë të sigurt në Tokë. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, kjo tingëllonte si një mesazh për të treguar epërsinë teknologjike amerikane ndaj asaj sovjetike.
"Ajo e vendosjes së flamurit në Hënë ishte një zgjedhje shumë e diskutuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kishte nga ata që trembeshim se kjo mund të interpretohej si një kolonizim i ri", shpjegon historiani Arnaldo Testi që do të publikojë për "New York Univeristy Press", një libër mbi historinë e flamurit amerikan ("Capturethe Flag. The standard stripes in American History), me një kapitull kushtuar krejtësisht vendosjes së flamurit në Hënë, i shndërruar në një simbol nga misioni "Apollo 11". "Disa njerëz, madje edhe brenda NASA-s, sugjeruan të vendosnin së bashku me flamurin e SHBA-së edhe flamurin e Kombeve të Bashkuara", shpjegon Testi, docent në Universitetin e Pizës. Por, Dhoma e Përfaqësuesve Amerikanë u rebelua ndaj këtij vendimi. Në të vërtetë, projekti "Apollo" ishte financuar me paratë e qeverisë dhe financuesve amerikanë. Pastaj, në një farë mënyre ishin edhe dy precedentë jo shumë të këndshëm: flamuri sovjetik me drapër dhe çekan i lëshuar me sondën sovjetike "Lunik 2" në vitin 1959 dhe medaljoni me portretin e Leninit në Afërditë në maj të vitit 1969.
"Sigurisht që nuk ishte e njëjta gjë. Impakti teksa shihje një astronaut që të vendoste flamurin amerikan në hapësirën e Hënës mund të përkthehej si një fitore e vërtetë, aq më tepër që NASA ngriti një komision të posaçëm për të ‘shfuqizuar‘ ngarkesën nacionaliste të atij veprimi", rrëfen më tej Testi. Vajtja në Hënë duhej të interpretohej si një hap përpara i bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë njerëzimin. "Bëmë një përshëndetje ushtarake, edhe pse ai ishte një mision paqeje. Por për ne do të ngelet banderola e Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tregon Aldrin, që tani po pret me ankth premierën botërore të filmit "Moonshoot: the flight of Apollo 11". Por, ngritja e flamurit solli disa vështirësi. Në mënyrë që të mos binte dhe të qëndronte drejt, iu shtua një bosht horizontal, që ta mbante flamurin të "shtrirë". Por Aldrin dhe Armstrong ishin të detyruar ta rrotullonin shumë herë boshtin vertikal që e bëri flamurin të kryente një lëvizje rrotulluese, e cila pa mungesën e ajrit zgjati vërtet shumë", thotë Testi. Meqë boshti horizontal nuk mund të hapej i gjithi, fotoja që u bë dukej sikur flamuri po valëvitej. "Nga ai iluzion optik lindi edhe teza se kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë. Sigurisht që ishte një teori krejtësisht e pabazë", vazhdon historiani. "Ishte një pamje e mrekullueshme, që nuk dija ta krahasoja me asgjë. Ngjante pak me shkretëtirën e Arizonës, por ishte më e bukur", pati thanë Armstrong. Në atë kohë, rreth 6 milionë njerëz erdhën në bregdetin e Floridës për të parë përgatitjet e fundit. Kjo ishte një nga ngjarjet më të mëdha dhe me peshë të madhe jo vetëm në historinë amerikane, por edhe në atë botërore.
Vendosja
Flamuri amerikan u vendos në Hënë më 20 korrik të vitit 1969 në zonën e quajtur Deti i Qetësisë
Blerja
Flamuri u zgjodh rastësisht dhe ishte një nga ata që NASA blinte në qendrat tregtare të Hudsonit, apo i zgjidhte me katalog
Etiketa
Flamuri nuk kishte asnjë etiketë për të ndaluar ata që e kishin realizuar, që ta shfrytëzonin misionin për të fituar para
Pengesat
Hapësira në Hënë është shkëmbore dhe vendosja e flamurit u bë një operacion shumë i vështirë për astronautët. Ata rrotulluan boshtin vertikal dhe dëmtuan boshtin teleskopik, që në mungesë të atmosferës duhej ta mbante flamurin të hapur
Precedentët
Në disa foto duket sikur flamuri po valëvitet nga era, në të vërtetë ishte dëmtuar paksa boshti teleskopik. Kjo mjaftoi që të lindnin dyshime dhe të hidheshin teori konspirative që mohojnë misionin amerikan në Hënë
Shifrat
Janë rreth 12 astronautët që gjatë viteve 1969 dhe 1972 ndërmorën udhëtime në Hënë. Në kulmin e saj, NASA-s i shkonin rreth 5 për qind të bilancit federal amerikan
Ekuipazhi
Ekuipazhi i "Apollo" 11 ishte i përbërë nga tre astronautë: Neil Armostrong, Buzz Aldrin, Nuchael Collins
Nisja
16 korrik 1969
Lëshimi
Stadi i parë
Lëshimi stadi i dytë
Shkëputja
Moduli i shërbimit
Manovra
Moduli i shërbimit
Manovra
Moduli i shërbimit
Astronautët nisën manovrën për t‘u "ulur" në Hënë
Anija kozmike ulet në sipërfaqen e Hënës
Anija kozmike
riniset
Anija kozmike hyn në sipërfaqen tokësore
Ulet në tokë përmes parashutës