Gripi i derrit, shëndetësia porosit 50 mijë vaksina
Gripi i derrave pritet të na "vizitojë" zyrtarisht në muajin shtator. Ndërkohë që korriku dhe gushti shihet si muaji "importues" i kësaj viroze. Deri tani në territorin shqiptar nuk konfirmohet asnjë rast i dyshuar me grip derri, apo siç quhet ndryshe AH1N1, por pavarësisht kësaj masat dhe sistemi sinjalizues duhet të mbetet konstant dhe në vigjilencë.
Konfirmohet nga Ministra e Shëndetësisë se plot 50 mijë doza vaksinash janë porositur të vijnë në vendin tonë.
Bëhet fjalë për vaksina të thjeshta dhe jo specifike për AH1N1 të prodhuara pak kohë më parë nga një firmë e njohur farmaceutike. Ende kjo vaksinë nuk ka dalë në treg, megjithatë është në prodhim e sipër, për sasi dhe doza të mëdha.
Vendet e Bashkimit Europian kanë bërë kërkesën për të pasur doza dhe stoqe të këtij produkti, me mbështjellë mbrojtëse kundër disa lloje virusesh, por kryesisht për AH1N1. Ende nuk raportohet asnjë rast i prekur nga virusi i tipit A në vendin tonë.
Por, sapo vaksina të dalë në treg, është parashikuar të blihen 50 mijë copët e para. Ky është një parashikim që është marrë kohët e fundit nga grupi i punës lidhur me këtë çështje. Por detaje të mëtejshme lidhur me shpërndarjen e produktit ende nuk bëhen të ditura. Nuk dihet ende se cila pjesë e popullatës do të vaksinohet e para. Në një kohë kur epidemia e gripit të derrave ka rrethuar Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë ka caktuar fondin rezervë dhe ka siguruar dozat e duhura të medikamenteve të thjeshta, vaksina normale. Të paktën që nga shfaqja e virusit e deri dje, në vendin tonë nuk raportohet asnjë rast i prekur nga virusi i tipit A. Ndodhen stoqe, 3 mijë doza "Tamiflu" dhe është i aktivizuar enkas për këtë proces fondi prej 100 milionë lekësh. Menjëherë me daljen e vaksinës në tregun farmaceutik, janë parashikuar të blihen 50 mijë copë, por nuk dihet ende se cila kategori do të vaksinohet e para.
Deri tani, firma, e cila po prodhon vaksinën kundër gripit të derrit, nuk ka marrë asnjë porosi apo kërkesë zyrtare nga Shqipëria. Shteti shqiptar ende nuk ka vendosur nëse do të blej vaksinën, dhe në rast se po, cilat do të jenë kategoritë që do të përfitojnë dhe me çfarë çmimi. Në rastin e gripit të shpendëve, vaksina tamiflu u porosit për kategoritë që janë më shumë të ekspozuar ndaj infeksioneve, si mjek, personel shëndetësor që punojnë pranë virozëve, ose punonjës të ndodhur në kushte të vështira pune. Po ashtu, u tha se personeli i porteve dhe aeroporteve do të ishin më të "privilegjuarit", si dhe u propagandua një fushatë sensibilizimi për marrjen e vaksinës nga moshat e treta, fëmijët dhe pacientët kronik. Deri tani në Shqipëri, për më pak se një muaj e gjysmë, ka pasur një fluks emigrantësh, të cilët kthehen nga vende të ndryshme, ku janë konfirmuar raste të prekur nga gripi i derrit.
Kontrollet dhe inspektimet pranë pikave kufitare vazhdojnë, por periudha që ka parashikuar Instituti i Shëndetit Publik si kohë e "rrezikshme" do të jetë fundi i muajit gusht dhe fillimi i muajit shtator.