Kriza greke, BE miraton ndihmat
Ministrat e financave të eurozonës miratuan zhbllokimin e kredive të reja për Greqinë dhe do të përcaktojnë në javët e ardhshme kushtet e një plani shpëtimi të ri për vendin që kërcënohet nga falimentimi.
Kreditë europiane jnaë pjesë e paketës prej 110 miliardë eurosh të premtuara Athinës në maj të vitit 2010, si pjesë e një plani shpëtimi të hartuar fillimisht në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar .
"Livrimi do të kreyhet deri më 15 korrik, pas miratimit nga FMN-ja të livrimit të shumës që do të mbulohet prej saj" , thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave evropianë të Financave.