E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një karrige bosh për Nobelin e Paqes në Norvegji

Oslo, (Norvegji), 10 dhjetor, NOA – Ne ceremonine madheshtore te ndarjes se çmimit Nobel per Paqe do te jete nje karrige bosh. Kjo eshte menyra sesi organizuesit e çmimit kane vendosur t’i pergjigjen reagimit te Kines per mos lejimin e te afermve te aktivistit kinez per te drejtat e njeriut, Liu Xiaobo, qe te terheqin çmimin.

Kjo eshte hera e dyte ne historine e Nobelit per Paqe kur fituesi nuk paraqitet dhe ne salle qendron nje karrige bosh. Per here te pare eshte bere ne vitin 1935, ku nazistet ndaluan qe te merrej çmimi nga nje perfaqesues intelektual i vendit.

Liu Xiaobo, nderohet sot ne mungese me çmimin Nobel te paqes ne kryeqytetin e Norvegjise Oslo.

54-vjeçari eshte arrestuar ne Kine ne dhjetor 2008 dhe para nje viti u denua me njembedhjete vjet burg per demtim te pushtetit shteteror. Bashkeshortja e Liu-t gjendet ne arrest shtepie.

Per here te pare qe prej periudhes naziste tani serish çmimi nuk merret ne dorezim personalisht as nga laureati dhe as nga te afermit e tij. Qeveria komuniste ne Pekin  e konsideron Liu-n kriminel dhe ka nisur nje fushate kunder nderimit te tij me çmimin Nobel. Si koautor i manifestit demokratik "Charta 08" Liu numerohet si nje nder disidentet me te njohur ne Kine.

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›