E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehabilitimi sanitar i zonave të përmbytura, Ministria harton planin

Tirane, 13 dhjetor, NOA – Ne kuadrin e procesit te rehabilitimit sanitar te zonave te permbytura, ministria e Shendetesise ka hartuar nje plani te emergjences shendetesore i pergatitur nga Shtabi i ai eshte bazuar ne nenet perkatese te ligjit “Per perballimin e emergjences shendetesore”, sipas te cilave ministri i Shendetesise pergatit dhe zoteron nje plan te perditesuar te emergjences shendetesore, qe permban masat qe do ndermerren gjate nje situate te tille, ne baze te udhezimeve te Organizates Boterore te Shendetesise.

“Te gjitha institucionet e kujdesit shendetesor, publike ose private, bashkepunojne, sipas percaktimeve te bera ne Planin Kombetar te Emergjencave Shendetesore dhe veprojne ne baze te planeve te tyre te emergjencave shendetesore, te miratuara ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise”, citojne keto nene.

Konkretisht,  Ministri i Shendetesise duke vleresuar shkallen e gjere te permbytjes;

grumbullimin ne sasi te medha te mbeturinave me natyre organike, inorganike dhe materialeve te tjera te ngurta; ngordhjen e bagetive dhe gjallesave te ndryshme dhe qendrimin e tyre per nje kohe te caktuar ne permbytje; ndotjen e ujerave siperfaqesore dhe pjeserisht te atyre nentokesore; permbytjen e disa ujesjellesve, kryesisht ne fshatra;

konsideron zonat e permbytura si zona me risk higjieno-sanitar te shtuar.

Kjo veçanerisht duke e vleresuar kete ne kompleksin e nje zone rurale me profil te spikatur blegtoral.

Duke vleresuar qe hapat konkrete te shmangin çdo lloj konfuzioni dhe te percaktojne qarte detyrat per shendetesimin higjieno-sanitar te zonave te permbytura, plani mendohet te nise pikerisht nga rehabilitimi i zonave rurale ku ka shume bageti.

Ne kete plan veprimi, shendetesia ka rolin e monitoruesit, analizuesit dhe orientuesit sanitar te veprimeve dhe bashkepunimit me te gjithe aktoret e tjere qe kane pergjegjesi per te nderhyre ne infrastrukture dhe me veprime te tjera te shumellojshme qe dalin jashte kompetencave te veprimeve te shendetesise.   

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›