E Diel, 1 Nëntor 2026

Veprimtari kulturore për poetin grek Nikos Kavadhias, i përkthyer për herë të parë në shqip

Nen kujdesin e Ambasadorit te Greqise ne Tirane, z. Nikolaos Pazios

Fier, 10 Dhjetor 2010 NOA - Ne teatrin “Bylis” te qytetit te Fierit, diten e shtune, date 11.12.2010, ora 18:00, do te jepet nje koncert me muzike te kompozitorit Thanos Mikrucikos dhe tekste te poetit Nikos Kavadhias.

Atje do te kendojne Vasia Zaharopulu dhe Babis Aleksandhropulu. Shoqeron ne piano mjeshtri i korit te Teatrit te Operes dhe te Baletit, z. Thanas Paskali.

Aktorja Jonida Çunga do te recitoje poezi ne shqip, te perkthyera nga Sokol Çunga. Veprimtarine do ta pershendese Ambasadori i Greqise, z. Nikolaos Pazios.

Do te jene te pranishem perfaqesues te Bashkise dhe te Prefektures se qytetit te Fierit.

E po ashtu, do te jene te ftuar perfaqesues te komunitetit artistik dhe intelektual te qytetit dhe hyrja per publikun eshte e lire.

Kjo veprimtari bashkeorganizohet nga Ambasada e Republikes se Greqise ne Tirane, nga Bashkia e Fierit dhe nga Fondacioni Grek i Kultures – Vatra e Tiranes, nen kujdesin e Ambasadorit te Greqise, z. Nikolaos Pazios.

e.r/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›