E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje komb nje kulture ne nje ane

Ky muaj eshte motivuar mes Kosoves dhe Shqiperise Nje komb nje kulture duke finalizuar ne diten e sotme ne teatrin e Prishtines shfaqjen Darka e gabuar. Permbyllen keshtu sipas njoftimit per shtyp nga TK ne Tirane ditet e kultures mes dy vendeve. Ky aktivitetet eshte nisme e Kryeministrit te Shqiperise ne kuader te trevjetorit te Pavaresise se Kosoves dhe gjithashtu ne zbatim te memorandumit te bashkepunimit nenshkruar tre vjet me pare nga tre teatrot kombetare shqipfoles te Tiranes Shkupit dhe Prishtines. Ditet e Kosoves nisen ne Tirane ne datat 5-6 shkurt kur trupa e Teatrit Kombetar Prishtine u prezantua per publikun e kryeqytetit me shfaqjet Vdekja dhe vasha dhe Heshtja. Ndersa ne daten 13 shkurt serish Teatri Kombetar i Prishtines dha shfaqjen Cifti Martin nga Eugen Yonesko me regji te Bekim Lumit dhe interpretimin e Gresa Pallaska dhe Astrit Kabashi. Sot me date 16 shkurt Teatri Kombetar i Tiranes do te shfaqe ne Prishtine dramen me motive nga romani i Ismail Kadarese Darka e gabuar me regji nga Fatos Haxhiraj. Ne fakt teatri si institucion eshte i vetmi qe ndjek itinerarin e kembimeve mes institucioneve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›