Deri me 2025 Shqiperia 50 me pak dioksid karboni

Ne baze te Marreveshjes se Cancunit vendet ne zhvillim si Shqiperia duhet te raportojne se cfare po bejne konkretisht per reduktimin e gazrave me efekt sere dhe kryesisht per dyoksidin e karbonit
Shqiperia si nje vend potencial per anetaresim ne BE eshte angazhuar qe permes nje zhvillimi ekonomik te paster dhe miqesor me mjedisin te ule emetimin e dioksidit te karbonit me 48 deri ne vitin 2025.
Krijimi i Fondit te Gjelber te Klimes per financimin e projekteve te tille eshte pjese e Marreveshjes se Cancunit Kankunit Meksike te arritur ne dhjetorin e kaluar ne perfundim te Konferences se Kombeve te Bashkuara per ndryshimet klimatike. Ai shenon momentin e nje kthese rrenjesore per nje bote me te sigurt me te begate dhe me te qendrueshme per te gjithe. Shqiperia perfiton nga ky Fond pasi eshte pale ne Konventen Kuader te Kombeve te Bashkuara per Ndryshimet Klimatike dhe ne Protokollin e Kiotos.
Projekti
Laureta Dibra drejtuese e Departamentit per Ndryshimet Klimatike ne Ministrine e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujit thote se krijimi i ketij fondi ndryshon mekanizmat e deritanishme te financimit. Tani prej tij perfitojne jo vetem vendet e zhvilluara por edhe ato ne zhvillim si Shqiperia. Ne Cancun u be e qarte qe pavaresisht nga shtrirja gjeografike niveli i zhvillimit dhe sasia e dioksidit te karbonit te emetuar ne atmosfere te gjitha vendet kane Token shtepi te perbashket dhe atmosferen catine e tyre.
Ne baze te Marreveshjes se Cancunit vendet ne zhvillim si Shqiperia duhet te raportojne se cfare po bejne konkretisht per reduktimin e gazrave me efekt sere dhe kryesisht per dyoksidin e karbonit. Dhe ne kete kontekst Sekretariati i Konventes Kuader te Kombeve te Bashkuara do te beje vleresimin e projekteve qe kerkojne financim nderkombetar nga Fondi i Gjelber i Klimes - thote znj. Dibra.
Shitblerja CO2
Por Shqiperia merr financime per projekte te zhvillimit te paster dhe miqesor me mjedisin edhe permes nje rruge tjeter shitblerjes se dioksidit te karbonit. Sado e cuditshme te duket eshte fakt tanime qe ky gaz i demshem ne atmosfere eshte shnderruar ne mall ne vlere kembimi. Sasia e ulet e dyoksidit te karbonit qe Shqiperia emeton ne raport me vendet e zhvilluara industriale te botes i mundeson asaj blerjen prej tyre te kuotave qe keto vende jane te detyruara te reduktojne per te permbushur angazhimet e tyre si pale ne Konventen e Kombeve te Bashkuara.
Ne Shqiperi emetohen ne atmosfere rreth 76 milione tone dioksid karboni apo 27 tone per fryme te popullsise. Ky tregues eshte 4- 5 here me i ulet se mesatarja ne vendet e industrializuara. Kjo situate vjen kryesisht nga prodhimi i energjise nga hidrocentralet dhe jo termocentralet - thote Laureta Dibra.
Kjo i jep mundesi Shqiperise te bleje kuota te reduktimit te gazit karbonik nga vende te zhvilluara. Ne kembim keto vende financojne projekte te zhvillimit te qendrueshem qe nuk ndotin mjedisin. Shqiperia ka blere te tilla kuota nga Danimarka dhe Italia qe po financojne projekte per prodhimin e energjise nga dielli era dhe burimet hidrike. Burime zyrtare nga Ministria e Mjedisit pohojne se Shqiperia po kerkon te marre pjese ne tregun e karbonit edhe ne vende te tjera te BE.
Te dhenat
Sektori i energjise perben rreth 50 te potencialeve qe ka Shqiperia per reduktimin e emetimit te dioksidit te karbonit ne atmosfere. Shmangja e humbjeve ne rrjetin e shperndarjes se energjise rinovimi i teknologjise ne hidrocentralet ekzistuese permiresimi i legjislacionit jane masat qe Shqiperia po merr ne kete drejtim.
Eumlshte duke u rishikuar ligji per eficencen e energjise dhe perftimin e energjise se rinovueshme nga burime alternative si dielli era te cilat ne menyre jo te drejtperdrejte kontribuojne ne reduktimin e gazrave me efekt sere - ve ne dukje Laureta Dibra.
Ne rritjen e eficences rinovimin e teknologjive dhe krijimin e rrjeteve rajonale te energjise si rruge per reduktimin e gazrave me efekt sere banka gjermane KfW po merr nje rol te spikatur. Per vitin 2011 ne portofolin e kesaj banke jane 200 milion euro per te financuar projektet ne sektorin e energjise ne Shqiperi ku nje nder synimet e realizimit te tyre eshte edhe zvogelimi i emetimit te dioksidit te karbonit. Nga financimi i projekteve ne sektorin e energjise nga KfW jane reduktuar 100 mije tone dioksid karboni shifer qe synohet te dyfishohet ne pese vitet e ardhshme.