E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne shtepine e krushkut me maska i vjedh 20 milione leke

Kater persona jane arrestuar nga policia. Kishin dijeni per sasine e lekeve ne banese

Nen kercenimin e armeve kater persona te maskuar kane terrorizuar nje cift te moshuarish ne shtepine e tyre duke u marre me dhune plot 20 milione leke te vjetra. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e Shen Valentinit ne fshatin Lalez te Durresit kur Hekuran Meta 25 vjec nga fshati Manez i ketij rrethi eshte futur i maskuar se bashku me tre bashkepunetore te tjere te tij ne shtepine e 69-vjecarit R. Gj. dhe nen kercenimin e armeve ka vjedhur sasine prej 20 milione lekesh. Ngjarja eshte konfirmuar nje dite me pare nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se qytetit bregdetar Ornela Cako sipas se ciles hetimet e deritanishme te eksperteve kane nxjerre ne drite se autori kryesor i vjedhjes me dhune Hekuran Meta ka pasur lidhje krushqie me kryefamiljarin 69-vjecar duke pasur keshtu dijeni te plote per vendndodhjen e sasise se parave ne shtepi. Pas nje pune te shpejte investigative ne kohe rekord Cako ka pohuar se policia ka identifikuar autoret e tjere te kesaj ngjarjeje duke vene ne pranga dy dite me pare edhe Ylber Murati 23 vjec nga fshati Manez Durres Ardian Cupi 23 vjec nga fshati Lis Burrel si dhe Riza Shera 18 vjec nga fshati Lis Burrel. Gjithashtu eshte sekuestruar e gjithe shuma e parave te vjedhura pasi ishte ndare ne menyre te barabarte mes te katerteve si dhe jane gjetur e sekuestruar ne cilesine e proves material dy automatike kallashnikove dhe nje pushke te cilat dyshohen te jene perdorur gjate nates se vjedhjes.

Grabitja

Duke shfrytezuar lidhjen e krushqise me 69-vjecarin R. Gj. ne fshatin Lalez te Durresit Hekuran Meta duket se arritur te marre informacionin e sakte per vendndodhjen e nje sasie te konsiderueshme te hollash ne shtepine e te moshuarit. Ne baze te hetimeve dhe provave te grumbulluara nga policia e Durresit mesohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kater te dyshuarit rreth ores 1930 te dates 14 shkurt kane shkuar ne banesen e te demtuarit 69-vjecarit R. Gj. ne fshatin Lalez ne kohen kur ne banese ky i fundit ndodhej vetem me bashkeshorten e tij dhe te maskuar e nen kercenimin e armeve i kane marre atij shumen prej 20 milione lekesh te vjeter te cilen ai e mbante te siguruar ne nje nga ambientet e baneses. Nga hetimet e deritanishme policia e Durresit sqaroi gjithashtu se autoret e dyshuar te kesaj ngjarje kishin dijeni mbi pranine e nje shume te konsiderueshme parash ne banesen e te demtuarit pasi njeri prej tyre pikerisht shtetasi Hekuran Meta kishte lidhje krushqie me te demtuarin.

Operacioni

I ndodhur i vetem ne banese se bashku me bashkeshorten e tij 69-vjecari R. Gj. ka mundur te lajmeroje policine vetem pas largimit te autoreve te grabitjes ne shtepine e tij. Te dhena nga policia e Durresit pohuan se Struktura kunder Krimeve ndaj Prones ndermori nje pune intensive hetimore e dokumentuese dhe brenda nje kohe rekord duke bashkepunuar ngushte edhe me Komisariatet e Policise Shijak e Mat beri te mundur identifikimin e autoreve te ngjarjes. Zedhenesja Cako sqaroi dje se rreth ores 2400 te se henes policia realizoi kapjen e arrestimin e tyre duke bere keshtu dhe dokumentimin e plote ligjor te rastit. Nderkohe mesohet se ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar e gjithe shuma e grabitur te cilen autoret e kishin ndare me njeri-tjetrin pas vjedhjes. Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi edhe dy arme zjarri automatik dhe nje pushke. Pas kryerjes se veprimeve procedurale materialet per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim iu kaluan Prokurorise se Rrethit Durres.

Te arrestuar

Hekuran Meta 25 vjec nga fshati Manez Durres

Ylber Murati 23 vjec nga fshati Manez Durres

Ardian Cupi 23 vjec nga fshati Lis Burrel

Riza Shera 18 vjec nga fshati Lis Burrel

Sekuestruar

20 milione leke te vjetra

2 automatike kallashnikove

1 pushke

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›