E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagjiature Deleted this blog

Artiste pamore shqiptare ne lufte me akuzat per plagjiature. Nje eeb site ka bere nje liste me emrat me te njohur te artisteve nga Shqiperia dhe Kosova duke hapur nje nga debatet me te ndjeshme sot plagjiaturen Web-i dje eshte bllokuar. Autoret kane qene anonime. Ne Kosove situata eshte me tronditese reagojne ndaj web qe akuzon artistet deri ne denoncimin ne polici. Ndersa ne Shqiperi qendrimet institucionale dhe te artisteve jane me me pak ndjeshmeri duke e pare kete ceshtje te parendesishme dhe se jane debate te lira

Ne qofte se ne Kosove nje eeb-faqe ka tronditur skenen e artit pamor per shkak te nje pretendimi se artistet shqiptare kane plagjiatuar ne Shqiperi nuk eshte ndier asnje Akuza saktesisht eshte Disa artiste shqiptare te artit pamor nga Shqiperia dhe Kosova disa pune i kane kopjuar Autoret anonime te ueb-faqes kane futur ne listen e zeze te plagjiatoreve artiste te njohur shqiptare nga Kosova e Shqiperia. Akuza vjen nga albaniancontemporaryart.eordpress.com por dje pasdite kjo faqe ka shenuar ne krye me germa te medha se nuk mund te hapet pra blogu informativ eshte bllokuar nga autoret e saj. Artistet e Kosoves atyre qe u permenden emrat per plagjiature dje kane reaguar te indinjuar ne media. Koha ditore boton nje artikull te plote ku bashke me revolten e artisteve ne nje ze shkon dhe dekani i Fakultetit te Arteve te Universitetit te Prishtines Adem Rusinovci i cili e ka paditur rastin ne polici duke u percjelle ne Prokurorine e Prishtines. Por mediat kosovare bejne te ditur se kryeprokurori ka mohuar te kete ne tryeze nje padi te tille nga artistet e Kosoves. Konkretisht emrat qe akuzohen per plagjiature nga eebi jane Olson Lamaj Armando Lulaj Gjovalin Delia Endri Dani Eltjon Valle Heldi Pema Dritan Hyska Ardian Isufi. Koha ditore njofton se jashte listes nuk kane mbetur as artiste te njohur si Sislej Xhafa e Anri Sala. Nga Kosova jane akuzuar Majlinda Kelmendi Driton Hajredini e Flaka Haliti. Keta edhe kane reaguar te cilet jane shprehur se autoret qe pretendojne se kane zbuluar plagjiaturat e tyre nuk kane haber se cfare eshte arti.

Artistja e njohur Majlinda Kelmendi nga albaniancontemporaryart.eordpress.com akuzohet per dy vepra plagjiature. Me fotografine e realizuar ne vitin 2010 ku paraqitet nje njeri i mbeshtjelle me litar sipas ketij siti del qe Kelmendi ta kete kopjuar vepren Doubt te Misha Gordin e realizuar me 1995. Nje tjeter fotografi e Kelmendit e titulluar Eumlar Eumlith the Death performance e vitit 2007 ne sit eshte cilesuar si plagjiature e vepres Nude eith Skeleton te artistes serbe Marina Abramovic e realizuar me 2002.

Koha ditore njofton se Kelmendi ka reaguar menjehere duke e hedhur poshte kete akuze duke u shprehur se vepra e pare qe perthekon burokracine ballkanase eshte perzgjedhur nga pese kuratore nderkombetare. Ajo thote se ka argumente per te hedhur poshte edhe akuzen per vepren e dyte qe cilesohet si plagjiat.

Tema e jetes e vdekjes dhe e dashurise eshte trajtuar gjithmone por jo qe nga koha e artistes Marina Abramovic ne vitin 2004 por qe nga viti 1518 kur per here te pare e realizoi artisti Hans Baldung Grien me titull Vajza dhe vdekja. Pra i bie qe edhe Marina Abramovic ka kopjuar. Koncepti vetem eshte zhvilluar tutje - ka thene Kelmendi. Artistet e Kosoves jane shprehur se ne kete rast po sulmohet arti pamor shqiptar. Ne liste eshte edhe puna e njohur tashme e Anri Sales e titulluar Fuera del carrusel prezantuar me 2002 behet fjale per idene e kalit te varur... Ne ngjashmeri pse eshte akuzuar me punen e Mauricio Cattelan ne punen Trotsky 1997. Po dje ne Kosove ka reaguar edhe Driton Hajredini edhe ky ne liste e plagjiatoreve. Per Koha ditore Hajredini eshte shprehur se nuk i ka bere pershtypje ajo cfare autoret e web-faqes pretendojne se kane zbuluar. Ne kete sit piktura e Hajredinit Kofera krahasohet me vepren Filter te Joseph Beuys e realizuar ne vitin 1983.

Aty ka gjera jorelevante - ka thene Hajredini duke shpjeguar se valixhja nuk mund te monopolizohet Por ky artist e ka pare te pakuptimte denoncimin ne polici duke e cilesuar ne pak fjale me shume si ceshtje te injoruar sesa per ti dhene rendesi

Te njejtin mendim ka ndare edhe Ardian Isufi ne Tirane. Dje per gazeten Standard Isufi eshte shprehur ne dijeni te ketij rasti duke na dhene edhe lajmin se siti eshte mbyllur.

Isufi ashtu si koleget e tij ne Kosove e ka perjetuar pjesen e indinjates si antireklame dhe jo profesionale. Ka pasur nje reagim te forte per kete site na thuhet sidomos nga publiku.

Nuk di ndonje gje specifike e pashe sitin dhe tani eshte i mbyllur. Kjo eshte nje gje e vogel dhe nuk ka rendesi - ka thene Isufi. Por pertej kesaj krijimi i kesaj liste me akuzen per plagjiature Isufi ka hedhur dyshimin se ky site mund te jete bere me autore nga Kosova Meqe atje po vlon dhe me fort ky debat. I kontaktuar me telefon nga Standard dje ne mbremje Rubens Shima drejtor i Galerise Kombetare te Arteve eshte shprehur se nuk ka dijeni per kete akuze po aq dhe per listen e emrave me autore te njohur. Vleresimi i Shimes eshte shume me i hapur se ne Kosove. Si duket nga ana e tij konsiderohet me shume nje problem mediatik dhe jane krejtesisht normale perballje te tilla perderisa ekziston liria e mendimit. Por ky debat i plagjiatures nuk eshte hera e pare qe hapet si fenomen dhe behet mediatik. Ne kete arsye si duket drejtori i GKA-se ne Tirane thote se rastet mund te kene ngjashmeri por punet duhen pare nga afer dhe jo ne distance. Nga ana tjeter duke e konsideruar kete medium ne rangun e nje kritike te munguar Shima thote se keto jane normale nese kritika eshte e shendetshme. Por gjithcka per tu shprehur duhet te jete e qarte. Fjala e tij e fundit eshte nese rastet jane identik te ngjashme duhen pare punet respektive. Megjithate fjalet e drejtorit te GKA-se ne Tirane jane ne parim pasi ai ripohon vazhdimisht se nuk e njeh rastin. Ne te kundert mosbesim ndaj ketij institucioni shpreh Isufi duke thene se Galeria eshte institucioni qe i le jashte vemendjes artistet duke aluduar ndoshta ne kete rast per mbrojtje a ndonje reagim mbeshtetes ashtu sikurse ka ndodhur ne Kosove me dekanin e Universitetit te Prishtines i cili ka propozuar padi per kete ceshtje. Megjithate jo te gjitha rastet e plagjiatures duhet te perfundojne ne prokurori pasi edhe nga eksperiencat ne Tirane kjo mbetet ceshtje ndergjegjeje e krijuesit dhe pervojes se tij artistike.

Sipas mediave te Kosoves ky rast fitoi ndjeshmeri dhe reagim te forte duke nisur nga nje e-mail i nenshkruar nga Vesa Deda duke shperndare linkun ne me se 70 adresa. Koha ditore njofton se njeres prej atyre qe ka pranuar kete e-mail dhe me pas ka komentuar eeb-faqen ne te njejten adrese nje gje e tille i ka kushtuar. Ish-studentja e Fakultetit te Arteve Qendresa Deda ka perfunduar perballe policise. E tera ka ndodhur te merkuren e javes se kaluar kur me kane kerkuar qe te shkoja ne Fakultetin e Arteve. Kane qene dy police dhe me kane pyetur nese e njoh Vesa Deden te cilen nuk e njoh - ka thene Deda. Gjithashtu me kane pyetur se perse ia kam kthyer e-mailin - ka shtuar ajo. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosoves.

Brahim Sadriu zyrtar informimi ne Policine e Kosoves ka thene se Fakulteti i Arteve ka lajmeruar nje rast me te cilin eshte marre policia. Rasti eshte trajtuar nga policia e krimeve ekonomike njesia ne Prishtine. Ka pasur ndjekje penale jane kryer hetimet dhe rasti eshte derguar Prokurorine Publike te Prishtines - ka thene Sadriu pa dashur te flase me shume se cfare eshte hetuar. Dekani i Fakultetit te Arteve ne Prishtine Adem Rusinovci ne nje bisede per Koha ditore ka larguar pergjigjen per pyetjen se perse rastin e ka denoncuar ne polici.

Per me shume se shtate minuta Rusinovci nuk eshte pergjigjur ne pyetjen e gazetes por ka mbajtur ligjerate se si duhet te shkruhet nje raport. Madje ka kerkuar qe te sulmohen autoret e web-faqes shkruan Koha ditore. Kjo media ka shkruar per konfliktin me dekanin pasi nuk ka pranuar drejtperdrejt denoncimin qe ai ka bere ne polici duke mbetur nje ceshtje enigme deri ne ate moment. Jam kunder etiketimit te njerezve qe jane artiste te pakte me permasa boterore. Kushdo qe te jete personi qe e ka bere ate sajt nuk ka absolutisht te beje me artin - ka theksuar Rusinovci. Hapjen e nje ueb-faqeje te tille ai e cileson veper penale.

Normalisht qe jam ne mbrojtje te artisteve shqiptare qe nderojne kombin. Prandaj te gjithe ata njerez qe bejne etiketime te tilla normalisht qe duhet te merren me drejtesine - ka thene Rusinovci me tone patriotike. I kundert me te ka qene Shima duke e pare kete si nje sjelle normale te debatit mbi plagjate perderisa ekzistojne mediume te lira pasi punet duhen ballafaquar me profesionalizem mes artisteve.

Por nga Koha ditore mesojme se kolegia e Rusinovcit Majlinda Kelmendi profesoreshe ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine ka thene se ky rast eshte paraqitur ne polici pikerisht nga institucioni ku ajo punon. Me kete pune jane duke u marre organet kompetente. Institucioni yne e ka derguar kete rast tek njesia e krimeve ekonomike dhe me kete pune po merren personat adekuate - ka thene Kelmendi. Kjo e fundit ka dhene deklarate per policine.

Me kane thirrur si person i atakuar se cfare mendoj per kete. Me kane thene qe duhet te flasim per nje padi qe eshte bere nga Fakulteti i Arteve. Kam dhene qendrimin tim se kjo qe shfaqet ne site eshte vulgare - ka theksuar Kelmendi. Ndryshe nga pala e nxehur ne Kosove duke e gjykuar kete edhe si turp patriotik ne Shqiperi ky debat po kalon ne heshtje ndonese ka dijeni. Nuk dihet pse por arsyeja e vetme mund te jete se nuk ka ndodhur asgje Plagja Kur vjen puna te debatet te gjithe fshihen ikin. Nuk ka me rebelim qofte dhe artistik e per arsye as argument nuk ndryshon asgje nga koha pragmatiste. Ndersa siamezi tjeter Kosova konfondohet me patriotizmin rralle me lirine artistike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›