E Diel, 1 Nëntor 2026

Një kopje e albumit të ‘Beatles’ shitet për rreth 15 mijë dollarë

Botimi i rrallë i albumit të grupit legjendar ‘Beatles’, i vitit 1964, i është shitur në shërbimin e njohur të ankandeve "eBay", në vlerë prej 14.999 dollarësh një koleksionisti privat, sipas revistës britanike "New Musical Express" (NME).

Albumi "Introducing... The Beatles", i cili përmban këngët si "Love Me Do" dhe "PS, I Love You" është albumi i parë i "Beatles" i publikuar në Amerikë.

Është dashur të publikohej në verën e vitit 1963, por për arsye ligjore, u botua në fillim të vitit 1964, vetëm 10 ditë para albumit të ri të katërshes së njohur - "Meet The Beatles".

Pas publikimit të "Introducing...The Beatles" në SHBA, shtëpia botuese "Vee-Jay Records", zbuloi se ka rreth gjashtë mijë ballina të shtypura të albumit, por jo edhe faqen e fundit, kështu që ata kanë përdorur koret ekzistuese me reklamat e shtypura për 25 botimet e tyre aktuale.

Pikërisht ky version i albumit është i rrallë dhe për këtë arsye ka arritur të shitet me këtë çmim në "eBay".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›