E Diel, 1 Nëntor 2026

Një kopsht zoologjik njerëzor (FOTO)

Share

Banorët e njërit prej fiseve më primitive në botë trajtohen si kafshë të kopshtit zoologjik nga turistët që kalojnë aty çdo ditë.

Qindra vizitorë vërshojnë në Ishujt Andaman në Oqeanin Indian për të udhëtuar përmes një rezervati në xhungël, ku ndodhet fisi Jarawa.

Ata nisin dhe u hedhin ushqim banorëve të fisit, që kanë nisur të kenë kontakte me botën e jashtme vetëm në fund të viteve 90. Më pas u kërkojnë atyre të kërcejnë ashtu gjysëm të zhveshur siç janë.

Në teori fisi me 403 anëtarë është i mbrojtur me ligj, por ato nuk zbatohen. Në hyrje të rezervatit ka një tabelë që thotë se nuk u duhet dhënë ushqim banorëve, për shkak të frikës nga infeksionet, por askush nuk e zbaton atë. Daily Mail shkruan se për 200 sterlina, policët bëjnë një sy qorr. Turi në këtë zonë kushton 350 sterlina dhe turistët argëtohen duke ushqyer njerëzit si kafshë. Një vajzë e re nga fisi refuzon të kërcejë, por turistët i thonë se i kanë dhënë ushqim, ndaj duhet të plotësojë kërkesën e tyre.

Fisi Jarawa nuk ka pasur kontakte me botën moderne deri në vitin 1999, kur njëri prej tyre pati nevojë për trajtim spitalor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›