Nje kosovar me i miri i Europes per 18-vjecaret

Ai quhet Kenan Sipahi. Në shqip, Qenan Spahiu.
Ka lindur në Prishtinë në vitin 1995 dhe sot, në moshën 18-vjeçare është lojtari më i mirë në Europë i brezit të tij.
Sipahi fitoi titullin kampion të Europës me Turqinë U18, duke triumfuar 81-74 finalen ndaj Kroacisë që ishte kampione në fuqi.
Sipahi është 1.98 metra shtatlartë dhe për të parashikohet një e ardhme e madhe. Që tani e kërkon Fenerbahçe, ndërsa lojtari shpreson të luajë edhe disa sezone në Europë dhe pastaj të kalojë në NBA.
“Kur nisëm këtë europian kishim vetëm një synim. Donim të fitonim medajlen e artë. Nuk menduam për asgjë tjetër, përveçse të luanim mirë, sepse e dinim se kështu do të fitonim. Ishim të bashkuar dhe nuk u dorëzuam kurrë, edhe pse patëm edhe ditë të këqija. Nuk mund ta shpjegoj dot tani se çfarë ndjej pas fitores”, thotë Sipahi.
Ai u shpall lojtari më i mirë i kampionatit europian në Letoni.
Sipahi luan për ekipin e Superligës turke, Tofash, që nga viti 2010 ku u bë profesionist.
Ai e nisi basketbollin kur u largua nga Kosova dhe shkoi tek vëllai i tij që vazhdonte studimet në Turqi.
Sipahi po ndjek gjurmët e kroatit të shkëlqyer, Dario Shariç, që u shpall lojtari më i mirë i Europës për 18-vjeçarët sezonin e kaluar dhe që është 1 vit më i madh sesa ai.