Skenderbeu mundet 3-0 ne fushen e Shaktjor Karagandi

Skënderbeu mund t’i thote lamtumirë përpara kohe Ligës së Kampioneve.
Humbja 3-0 në ndeshjen e parë kundër Shaktjor Karagandi sfumon ëndrrat e kampionëve shqiptarë për të vazhduar rrugën në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Përballë vendasve nga Kazakistani, Skënderbeu u ndëshkua shpejt me golin e parë, i cili u shënua nga Dzidic që në minutën e 8-të.
Të kota përpjekjet e të besuarve të Mirel Josës, që do të dorëzoheshin në pjesën e dytë.
Shaktjor do të dyfishonte shifrat në minutën e 79-të me Murtazaev, ndërsa do të vuloste fitoren me golin e tretë të Kizhnicenkos në limitet e kohës së rregullt.
Gol i rëndë, që bën më shumë se të vështirë përmbysjen e rezultatit nga korcarët në ndeshjen e kthimit.
Gjithsesi, edhe pas eliminimit në Champions, Skënderbeu do të luajë në play-off e Ligës së Europës.