E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një krizë e madhe, një mundësi e madhe

Al Gore

Ish-zv.president i SHBA

Në datën 4 maj, për herë të parë në historinë njerëzore, përqendrimet e dioksidit të karbonit, ndotësi kryesor në shkallë globale, që provokon ngrohjen klimatike, arriti në 400 njësi për milion në atmosferën e planetit tonë. Kjo shifër na kujton se për 150 vitet e fundit - dhe sidomos gjatë dekadave më të afërta - në mënyrë të pakujdesshme ne kemi ndotur mbulesën mbrojtëse që rrethon atmosferën e tokës dhe mbron kështu kushtet që kanë nxitur lindjen dhe zhvillimin e qytetërimit tonë.

Ne po tjetërsojmë përbërjen e atmosferës sonë në një shkallë të paprecedentë. Në të vërtetë, për çdo ditë ne emetojmë një sasi shtesë prej 90 milion tonësh gazrash ndotës në qiell njësoj sikur të bëhej fjalë për një gjiriz të madh. Ashtu sikurse klimatologu i shquar, Jim Hansen ka përllogaritur, sasia e përgjithshme e gazrave ndotës të emetuar nga njeriu në atmosferë, vetëm në një ditë kap një nivel të tillë të shtimit të energji termike të barabartë me energjinë që do të çlirohej nga 400 000 bomba të ngjashme me ato të Hiroshimës, të detonuara përditë. Është një planet i madh, por kjo është një sasi shumë e madhe energjie. Dhe po krijon efekte shkatërrimtare.

Tani, mëshumë se kurrë më parë, ne po provojmë pasojat e pakujdesisë sonë. Sistemi ynë ushqimor, qytetet tona, njerëzit dhe jeta jonë e përditshme është zhvilluar brenda një kuadri të qëndrueshëm klimaterik në Tokë. Pa një reagim dhe veprim të menjëhershëm dhe të vendosur këto kushte të favorshme në Tokë mund t’i përkasin të shkuarës nëse ne vijojmë të thellojmë krizë klimatike ditë pas dite. Por me sfidat e mëdha vijnë edhe mundësitë e mëdha. Ne kemi privilegjin e rrallë për të përballur një shans me magnitudë globale. Për të bërë kështu, komunitetet tona, bizneset, universitetet dhe qeveritë tona duhet të punojnë në harmoni që të ndalojnë krizën klimatike.

Ne duhet të apelojmë për më të mirën e shpirtit njerëzor, të kurajës sonë, zgjuarsisë, intelektit dhe vendosmërisë sonë për të përballur krizat.Nuk mund të gabojmë; kjo krizë do të kërkojë asgjë më pak sesa më të mirën tonë. Unë jam optimist sepse ne ja kemi dalë të përballojmë sfidat më të mëdha në të shkuarën tonë...Ne duhet të veprojmë menjëherë për të zgjidhur këtë krizë. Jo nesër, jo javën tjetër, jo vitin tjetër. Tani.

Marrë nga "The huffington post"


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›