Një kujtim udhëtimesh në Sofje

Slater luan rolin e Robert Digsit, i cili është larguar nga agjencia pas vdekjes së bashkëshortes së tij, e cila ishte vrarë derisa ai po përpiqej që të ndalë një krim të zakonshëm në zhvillim e sipër. Tani i dërguar në Bullgari si një atashe kulturor, ai rekrutohet sërish në ish-profesionin e tij nga ana e ambasadorit amerikan (Donald Sutherland) kur një vrasëse misterioze fillon të eliminojë xhihadistët islamikë.
Më pas na prezantohet Viki (Elika Portnoj), një mësuese e cila ende është e tronditur nga përvoja e saj e fëmijërisë kur kishte qenë dëshmitare e vrasjes së prindërve të saj nga ana e një terroristi vetëvrasës. Nuk është vështirë të kuptohet se Viki është vrasësja përkundër ngjyrës së ndërruar të flokëve të saj, e as që ajo është Ursula, vallëzuesja e bukur në një klub të natës, lidhja romantike e së cilës me Robertin fillon ta ngrejë atë nga apatia.
Regjisori Isaac Florentine përpiqet t’i japë energji ngjarjeve me lulëzime vizuale ekzotike, por përpjekjet e tij janë të kota për shkak të skenarit të mbushur me dialog, i cili aspiron një thellësi psikologjike.