E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rodwell në Man City

Manchester City ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Jack Rodwell nga Everton për 12 milionë funte. 21 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin e Premierligës.

Ai përfundoi testet mjekësore me Cityn të dielën dhe u bë përforcimi i parë i Roberto Mancinit gjatë këtij afati kalimtar të verës. “Manchester City është klub i madh, kampion i ligës, andaj kjo mundësi vjen një herë në jetë. Është ëndërr e realizuar për mua”, deklaroi Rodwell për uebfaqen zyrtare të Cityt.

Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e xhiros së parë në Premierligë kundër Southamptonit në fundjavë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›