SHBA-të bëjnë mirë të mbështesin një rotacion të butë në PD
SHBA-të bëjnë mirë ta mbështesin një rotacion të butë në drejtimin e partisë më të madhe të djathtë në Shqipëri. Lutem që takimet e Besnik Mustafajt me ambasadorin amerikan dhe atë të vendeve më të fuqishme të Europës, të kenë pikërisht këtë synim.
Është fatkeqësi për ne ish-pronarët e mëdhenj të Shqipërisë, të jemi të papërfaqësuar politikisht. Qeveritë e majta e të djathta na kanë gënjyer kaq vite. Por, sidomos, nuk e prisnim mashtrimin dhe zvarritjen nga një qeveri që e quan veten të djathtë.
Mirë është edhe për vendin që PD-ja të lëviz pak nga moçali. Uji është shumë i ndenjur aty. Edhe sikur Berisha të jetë i rënë nga qielli, ka një moment që i thuhet boll, çdo gjëje. Sepse, përndryshe, tregon, së paku, mungesë të madhe alternativash zhvillimi.