Shërbimet sociale, Ministri i Punës Ksera kritikon bashkitë e mëdha

Tiranë, 27 Maj 2010 NOA/ Blerina Ahmetaj - Ministri i Punës Spiro Ksera ka fajësuar sot pushtetin vendor se nuk po zbaton ligjin e decentralizimit, për të marrë përgjegjësitë e tij, në administrimin dhe monitorimin e institucioneve të transferuara të përkujdesjes sociale.
Qëllimi i politikave të shërbimeve shoqërore është krijimi i një sistemi shërbimesh sociale, me standarde bashkëkohore për rehabilitimin dhe riintegrimin e grupeve dhe individëve në nevojë në jetën normale, u shpreh sot Ministri i Punës, Spiro Ksera, në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në të cilin raportoi rreth gjendjes aktuale të institucioneve të përkujdesit social, arritjeve dhe sfidave për përmirësimin dhe transformimin e sistemit.
Duke iu referuar kryesisht bashkive të mëdha që administrohen nga të majtët, si Tirana e Durrësi, ministri Ksera ka theksuar se këto bashki ndonëse kanë të ardhura më të mëdha e më shumë mundësi për të ngritur shërbime sociale, gjatë kësaj periudhe nuk ka ngritur asnjë qendër të re për grupet në nevojë.
Bashkitë e mëdha të cilat kanë të ardhura më të mëdha por dhe mundësi, si në Tiranë e Durrës nuk kanë bërë asgjë për ngritjen e shërbimeve të reja sociale.
Në Tiranë funksionon vetëm një qendër komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe të moshuar ndërsa në bashkinë e Durrësit një qendër ditore për të moshuarit, u shpreh ministri.
Sipas Kserës, me fondet e buxhetit të shtetit, ministria e Punës ka mbështetur bashkitë e largëta duke ngritur në to katër qendra të reja, në Elbasan për fëmijët me aftësi të kufizuar, në Kucovë e Kukës po për këtë kategori si dhe në Berat një shtëpi familje për personat me aftësi të kufizuar.
Nga ana tjetër, ministri ka pranuar se lëvizjet e shpeshta që kanë ndodhur vitet e fundit në institucionet e përkujdesjes si pasojë e ndryshimit të drejtuesve në dikasterin e tij, ka ndikuar në performancën e punës sociale dhe nivelin e shërbimeve që ofrojnë këto institucione.
Ksera vlerësoi si një nga arritjet e Qeverisë shqiptare në pesë vitet e fundit implementimin e standardeve të përkujdesit shoqëror për kategori të veçanta, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit.
Në fjalën e tij, Ministri u ndal edhe në përgjegjësinë që merr pushteti vendor, në kuadër të procesit të decentralizimit, për të ngritur shërbime të reja komunitare për grupet në nevojë, bazuar në identifikimin e nevojave.
Sipas Ministrit Ksera, kjo përgjegjësi nuk është realizuar me shumë efektivitet nga njësitë vendore, veçanërisht njësitë e mëdha, të cilat kanë edhe mundësi në buxhetin e tyre për të ngritur dhe mbajtur shërbime të tilla.
b.a/r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")