Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore

Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore kanë në filozofinë e tyre ndërtimin e një rrjeti shërbimesh për të plotësuar nevojat dhe minimizuar ndikimin e pasojave negative të dukurive sociale mbi kategoritë që kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e saj
Nga Spiro Ksera*
Ministër i Punës
Qëllimi i politikave të shërbimeve shoqërore
të adresuara në mbrojtjen e grupeve në nevojë është krijimi i një sistemi adekuat
të shërbimeve sociale, me standarde bashkëkohore për rehabilitimin dhe
riintegrimin e tyre në jetën normale. Politikat dhe legjislacioni shqiptar në
fushën e mbrojtjes sociale të grupeve në nevojë, reflektojnë parimet e
Kushtetutës së Republikës Shqiptare, Konventës për të Drejtat e Njeriut,
Konventës për të drejtat e Fëmijëve, Kartes Sociale Evropiane, Kartes Evropiane
e Autonomisë Lokale.
Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore kanë në filozofinë e tyre
ndërtimin e një rrjeti shërbimesh për të plotësuar nevojat dhe minimizuar
ndikimin e pasojave negative të dukurive sociale mbi kategoritë që kërkojnë të
përfitojnë nga shërbimet e saj.
Sistemi i përkujdesjes shoqërore, nëpërmjet politikave dhe objektivave
strategjikë, synon mbështetjen e njerëzve në nevojë brenda familjes dhe në
komunitetet e tyre, në raport me përkujdesjen që ofrohet ne shërbimet e
centralizuara rezidenciale.
Prioritet i politikave të mbrojtjes sociale, bazuar ne Strategjinë dhe Planin e
veprimit te Mbrojtjes Sociale 2007-2013 është decentralizimi i shërbimeve
shoqërore dhe deinstitucionalizimi i tyre.
Një nga arritjet e Qeverise Shqiptare është edhe implementimi i standardeve te
perkujdesit shoqeror per femije, PAK dhe te moshuar. Zbatimi dhe venia ne
praktike e tyre ka rritur cilesine e ofrimit te sherbimeve per keto kategori
dhe ka realizuar tipologji te reja sherbimesh te cilat aktualisht po
implementohen ne institucione te perkujdesit shoqeror publike dhe
jopublike.
Gjithashtu, forcimi i instrumentave te monitorimit dhe inspektimit të
shërbimeve të ofruara ne Institucionet e Perkujdesit Shoqeror Publik dhe
jopublik nga Shërbimi Social Shteteror, ka realizuar permiresimin e kushteve
dhe jeteses ne keto qendra rezidenciale dhe ditore, duke ndikuar ne menyre te
drejtperdrejte ne fuqizimin e kapaciteteve te stafeve qe ofrojne sherbime.
Institucionalizmi i marrëdhënieve me shoqërinë civile
Organizatat e shoqërisë civile janë partnerë të strukturave publike dhe
kontribuojnë, si ofrues të shërbimeve shoqërore.
Proçesi i liçensimit ka filluar në vitin 2004 si inisiative e MPÇSSHB. Me përmirësimin
e kuadrit ligjor për liçensimin e OJF-ve që ofrojnë shërbime janë lehtësuar
proçedurat e liçensimit dhe është rritur transparenca.
Numri i OJF të licensuara në vitet e fundit ka patur tendence rritje,
veçanërisht për shërbimet ndaj fëmijëve. Ne vitin 2004 numri i OJF te
licensuara ka qenë 70 dhe në 2009 arriti në 118.
C - Institucionet e shërbimeve shoqërore që ofrojnë shërbime për të moshuarit
Janë 8 institucione publike të përkujdesit ndaj të mosharve, nga të cilat 2
ditore, dhe
19 jopublike të ngritura nga OJF-të e licensuara nga MPCSSHB.
Numri i OJF-ve te licensuara per moshen e trete eshte ne rritje dhe nga viti
2005 në 2009 kemi 30% më shumë. Janë shtuar shërbimet ditore për këtë kategori
dhe është rritur cilësia e shërbimeve të ofruara falë edhe zbatimit të
standardeve të shërbimeve shoqerore te miratuara nga Qeveria.
Numri i te moshuarve te cilet kerkojne mbeshtetje nga shteti eshte ne rritje
dhe kapacitetet rezidenciale per trajtimin e tyre jane te limituara. Aktualisht
ka nje rritje te kerkesave ne karahasim me vitin 2005 rreth 50%.
A - Institucionet sociale që ofrojnë shërbime për fëmijë
Në institucionet e përkujdesit shoqëror trajtohen:
fëmijë jetimë,
fëmijë të braktisur dhe fëmijë që vijnë nga familje me probleme social-ekonomike.
Qëllimi kryesor i funksionimit të institucioneve të përkujdesit shoqëror për fëmijë është ofrimi i shërbimit në interesin më të lartë të fëmijës, në përputhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Synimet kryesore të veprimtarisë së institucioneve janë:
Parandalimi i braktisjes;
Rikthimi i fëmijëve që jetojnë në institucione pranë familjeve biologjike.
Ndjekja e proçedurave të birësimit;
Zbatimi i kujdestarisë;
Përmirësimi i shërbimeve të përkujdesit social.
B- Institucionet e shërbimeve shoqërore që
ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara (ku hyjnë edhe fëmijë me
aftësi të kufizuara)
Objektivi kryesor i punës në institucioneve është: rehabilitimi, arsimimi,
integrimi i klientëve në komunitet.
Janë 14 Qendra Zhvillimi dhe Rehabilitimi Rezidenciale dhe Ditore Publike dhe
21 jopublike në të cilat numri i perfituesve eshte rreth 1000.
Vihet re ulje e numrit te perfituesve qe marrin sherbime rezidenciale dhe
rritje atyre qe marrin shërbime komunitare. Kjo si rezultat i reformes se de-institucionalizimit
te sherbimeve te ofruara ne qendrat rezidenciale.
Gjithashtu, vihet re se sherbimi ndaj kesaj kategorie po profiliziohet drejt
sherbimeve komunitare, ku perfituesit marrin sherbim ditor dhe me pas kthehen
ne familjet e tyre, pasi familja është institucion i pazëvendësueshëm për
individin.
Buxheti
Për vitin 2010 për institucionet publike rezidenciale e Ditore janë planifikuar
nga buxheti i shtetit 375,160 milion lekë.
Decentralizimi
Në mbështetje të ligjit të decentralizimit ka përfunduar proçesi
decentralizimit ku janë transferuar 17 qendra të shërbimeve rezidenciale dhe
ditore në varësi të njësive të qeverisjes vendore, të cilat marrin role dhe
funksione të reja në administrimin e institucioneve të përkujdesit
shoqëror.
Në zbatim të ligjit Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore Shërbimi Social
Shtetëror administron në nivel kombëtar institucionet rezidenciale në të cilat
përfitojnë shërbime rastet emergjente, që vijnë nga rajone që ende nuk kanë
ngritur shërbime. Qendra Kombëtare janë:
Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit,
Qendra e Zhvillimit, Durrës
Shtëpia e Foshnjës, Tiranë
Shtëpia e Fëmijëve parashkollorë, Shkodër
Shtëpia e fëmijës, Tiranë
Shtëpia e të Moshuarve Tiranë
Qendra Polivalente Rezidenciale Poliçan
De-institucionalizimi
De-institucionalizimi i shërbimeve shoqërore në thelb, është proces lëvizjeje
nga shërbime shoqërore rezidenciale në shërbime komunitare. Ky proces
mbështetet në:
Parandalimin e pranimeve, qëndrimeve të panevojshme në institucione rezidenciale.
Sigurimin e alternativave të tjera për strehimin, trajtimin, edukimin dhe rehabilitimin e individëve që nuk kanë të nevojshëm shërbimin rezidencial.
Përmirësimin e kushteve, përkujdesjes dhe trajtimit për ata që kanë nevojë për përkujdesje në qendrat rezidenciale;
Sigurimin që fëmijët të vendosen në institucionet rezidenciale për një kohë sa më të shkurtër.
Reformimi i shërbimeve gjatë proçesit të
deinstitucionalizimit përfshin:
Kthimin e fëmijeve të institucionalizuar në familjen biologjike (ose personat
kujdestare/te afermit)
Biresimi vendas dhe ndërkombetar
Vendosja e femijeve ne kujdestari (Foster care)
Në institucionet e përkujdesit shoqëror për
fëmijë kanë filluar të zbatohen tipologjitë e reja të shërbimeve tip
shtëpi-familje:
Në