Nje lexim ndryshe i letersise shqipe se shekulluit XIX
Letersi/ Sheh driten e botimit romani i pare i letersise shqipe Sofia e Kominateve shkruar nga F. A. Santori
Ne kuader te bashkepunimit shkencor dhe didaktik ndermjet Universitetit te Napolit LOrientale dhe Qendres Nderuniversitare te Studimeve Albanologjike doli botimi kritik i romanit ne arberisht Sofia e Kominateve. Romani eshte shkruar ne vitet lsquo70 te shek. XIX nga Francesco Antonio Santori 1819-1894 nga Picilia S. Caterina Albanese CS dhe si shume nga veprat e tij kishte ngelur i pabotuar deri me sot.
Te gjithe studiuesit e letersise shqipe per vete rendesine qe ka kjo veper e kane pritur botimin e tij. Kete deshire e ka permbushur sot dr. Merita Sauku-Bruci e Institutit te Gjuhesise dhe Letersise dhe per disa vite edhe kerkuese prane Departamentit te Studimeve te Evropes Lindore te Universitetit te Napolit LOrientale duke nxjerre nga shtypi leditio princeps.
Botimi i kesaj vepre ploteson keshtu nje zbrazeti ne historine e prozes dhe te gjithe letersise shqipe dhe do te ndikoje per nje lexim ndryshe te letersise shqipe te shek. XIX.
1. Botimi kritik i romanit Sofia e Kominateve eshte bere nga doreshkrimet e Santorit qe ruhen ne Biblioteken Qytetese te Kozences ndermjet te cileve filologia Sauku-Bruci ka gjetur nder te tjera edhe nje studim te vete Santorit mbi alfabetin e romanit. Ky i fundit qe botohet edhe ai per here te pare sherben si nje orientim i mire per transkriptimin e sakte te tekstit ne fjale.
Ky vellim i pare na paraqet tekstin ne arberisht te romanit Sofia e Kominateve i transkriptuar ne alfabetin e sotem te shqipes me te gjitha saktesimet qe kerkon respektimi me besnikeri i te gjitha vecantive gjuhesore te autorit sic e kerkon nje botim kritik.
Kuratorja e ketij botimi ka treguar kujdesin me te madh per tu ofruar lexuesve tekstin e romanit ne tere vertetesine e tij pa tradhtuar aspak vullnetin e Autorit. Teksti eshte pajisur dhe me aparatin kritik ku jane paraqitur variantet e autorit dhe nderhyrjet e kuratores me nje dokumentim skrupuloz e me zellin per te qene sa me transparente duke ofruar keshtu te gjithe materialin e nevojshem per interpretime te tjera alternative.
Zbatohet me perpikmeri parimi i filologut klasik Pasquale Baffi nga Shen Sofia S. Sofia dEpiro 1749-1799 mbi perkohshmerine e rezultateve te arritura nje kriter i njohur per shkencen filologjike evropiane.
Tekstit te romanit i paraprin nje trajtim i zgjeruar i te gjithe problemeve qe lidhen me doreshkrimin dhe kriteret e perdorura gjate transkriptimit prolegomenat. Filologia Sauku-Bruci ka paraqitur historikun e doreshkrimeve duke u ndalur gjate ne pershkrimin e hollesishem te autografeve si ne arberisht ashtu edhe ne italisht ka paraqitur evolucionin e sistemit alfabetik santorian variantet e alfabeteve te perdorura nga Autori ne hartimin e veprave te tij vecanerisht alfabetin e zgjedhur per hartimin e ketij romani per kete te fundit Santori ka shkruar edhe nje paraqitje te zgjeruar qe sherben si nje celes leximi me shume rendesi.
Kuratorja i ka kushtuar shume kujdes paraqitjes se kritereve te botimit duke argumentuar interpretimet e saj sidomos ne rastet kur ka pasur te beje me probleme te veshtira per tu zgjidhur.
Prolegomenat mbyllen me nje paraqitje te permbajtjes se romanit ku argumentohet zgjedhja e titullit te romanit Sofia e Kominateve ashtu sic haset e mund te lexohet edhe ne faksimilen e paraqitur ne kopertinen e pasme te librit ndash romani na ka mberritur pa faqet e para te tij ndash dhe Sofia Cominiate per tekstin ne gjuhen italiane ashtu sic e ka dashur Autori vete. Kujtojme qe vellimi i dyte qe permban tekstin e romanit ne gjuhen italiane dhe konkordancat e leksikut ne arberishte do te dale se shpejti nga shtypi.
2. Ngjarjet e romanit zhvillohen kryesisht ne Pallatin e Baronit Batixhera ne Rosano te Kalabrise ku mberrin pas mbytjes se anijes Sofia nje vashe e re shqiptare. Ne gjysmen e pare te shek. XIX vazhdonte te mbijetonte ne Itali zakoni qe te pasurve tu dergoheshin vajza te reja. Dhe Sofia e nisur te vej nuse tek princi shqiptar Ajdin pas fatkeqesise se mbytjes se anijes do tu dorezohet fillimisht cubave e me pas Baronit. Perfundim tragjik ne te njejtin pallat te Baronit do te mberrije edhe i fejuari i saj Ajdini i plagosur nga piratet dhe gati pa jete. Aty do te gjeje Sofien qe lengonte e semure. Te dy te pafat do te shuhen ne krahet e njeri-tjetrit zemerthyer e te deshperuar. Romani ngelet i hapur se bashku me Sofien ka mberritur edhe Janji vellai i vogel i Sofies qe behet deshmitar i te gjithe vuajtjeve te se motres e te kunatit. Megjithese ai mbetet ne pallat nen kujdesin e Baronit dhe familjareve te tij zemra e tij dylufton ndermjet deshires per te marre hak dhe gjendjes ku ndodhet.
Mjaft te gjalla jane pershkrimet e ambienteve ku zhvillohen ngjarjet Pallati luksoz i Rosanos ballot shfaqjet teatrore koncertet ceremonite zakonet pasuria dhe stolisjet e shumta. Shume e pasur edhe galeria e personazheve nga princat tek cubat nga kapitenet e policise te korruptuar tek kontrabandistet nga artistet tek profesoret e Kolegjit te Shen Adrianit ne Shen Miter Korone.
Autori di te vere ne dukje stilet e jeteses mentalitetin doket rolet dhe sjelljet e personazheve te ambientit kalabrez e arberesh gjate gjysmes se pare te shek. XIX me referime interesante ndaj kultures popullore te arberesheve te kohes kur shkroi e jetoi me traditen e valleve e ruzalleve ne nje kontekst kalabrez me te gjere qe po kerkon te shkeputet nga feudalizmi i se shkuares.
3. Gjuha e romanit Sofia e Kominateve dallohet per nje larmi frazash te nderthurura mire per te argumentuar me se miri kompleksitetin e rrefimit paraqitet edhe me nje leksik te pasur i cili i perket ne masen me te madhe pasurise leksikore qe ishte ruajtur e gjalle ne te folmet e ndryshme te komuniteteve arbereshe me gjase edhe me terma te huazuar nga vepra Cuneus Prophetarum e Pjeter Bogdanit vete Santori e permend si nje burim nga ku ka marre shume terma. Ajo qe dallon format fono-morfologjike te romanit eshte varieteti. Ne baze mbetet e folmja e komunitetit te tij e zgjeruar fillimisht me te folmet fqinje dhe me pas me ato me te largeta me fenomene gjithnje e me te ndryshme.
4. Vellimi paraprihet nga nje studim i prof. Italo Costante Fortino i Universitetit LOrientale te Napolit mbi letersine arbereshe te shek. XIX qe synon te evidentoje si vlerat estetike ashtu dhe ato kulturore e politike te pakicave arbereshe qe po ndergjegjesoheshin per rolin qe po luanin ne gjirin e komunitetit kombetar italian por edhe ne lidhje me Shqiperine e cila gjendej nen sundimin osman prej kater shekujsh.
Si permbledhje vepra e Santorit paraqitet plot risi ne gjirin e vete letersise arbereshe te shek XIX me nje qasje realiste kur trajton aspekte te realitetit shoqeror kalabrez e arberesh si para ashtu edhe pas bashkimit te Italise.
Nga Universiteti LOrientale te Napolit