Shqiptaret festojne Krishtlindjet Papa uron ne shqip

Ashtu sic u ka hije shqiptareve bashkejetues mes tri besimeve fetare festa e shenjte e Krishtlindjes i ka mbledhur besimtaret e krishtere shqiptare katolike e ortodokse neper katedralet dhe kishat e mbare vendit
Besimtaret e krishtere festuan ne mesnate lindjen e Jezu Krishtit. Sic eshte bere tashme tradite mijera besimtare katolike perkujtuan me madheshti lindjen e Krishtit ne cdo kishe ne mbare vendin. Me qirinj ne duar dhe duke u lutur per paqe dhe qetesi dashuri dhe gezim besimtaret kane kryer ritet fetare rreth mesnates ne nje atmosfere festive. Edhe gjate dites se djeshme kishte te tjera ceremoni festive ndersa kreret e shtetit dhe te politikes kane zhvilluar vizita ne Katedralen e Shen Palit dhe ne Kishen Ortodokse per te percjelle urimet e tyre per te gjithe besimtaret katolike dhe ortodokse. Mesazhet ne kete dite te shenuar vijne nga te gjithe njerezit. Ato jane paqesjelljese dhe lutjet per dite te bardha dhe mbaresi. Mesha ne perkujtim te lindjes se Jezu Krishtit nisi me kendimin e liturgjive pjese nga Bibla nga kleriket me te larte te cilet urojne besimtaret. Edhe ne Kishen Ortodokse eshte kremtuar lindja e Krishtit ne meshen e mbajtur besimtaret ortodoks jane lutur ne emer te Krishtit. Krishtlindja eshte festa e lindjes se Jezusit i cili besohet nga te krishteret si Biri i Perendise dhe Perendia vete e misheruar zbritur ne toke per te shlyer mekatet e njerezimit dhe per ta kthyer ate ne shtepine e Perendise. Sipas Ungjillit te Lukes dhe Mateut Jezusi lindi nga Maria ne Betlehem ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rruges per ne vendlindjen e tyre Nazaret per te marre pjese ne numerimin e mbare popullsise urdheruar nga perandori August.
Per te krishteret e tij lindja e Krishtit eshte parathene nga profetesi te ndryshme sipas te cilave Mesia do te lindte nga shtepia e Davidit per te shpetuar boten nga mekati.
Krishtlindjet ne Shqiperi
25 dhjetori dita e shenuar e lindjes se Jezu Krishtit e cila kremtohet ne gjithe boten ne Shqiperi mbas viteve lsquo90 kur u lejua besimi fetar krijoi traditen e saj duke u shenuar krahas festave te tjera tradicionale ne kalendarin e vitit. Darka e Krishtlindjeve e cila eshte e bollshme paraprihet nga nje dite agjerimi gjate se ciles pergatiten ushqimet qe do te serviren ne mbremjen e festes. Ashtu sic i ka hije shqiptareve bashkejetues mes tre besimeve fetare festa e shenjte e Krishtlindjes i ka mbledhur besimtaret e krishtere shqiptare katolike e ortodokse neper katedralet dhe kishat e mbare vendit ku te gjithe jane lutur per me shume begati dashuri e miresi ne diten e lindjes se Jezu Krishtit
Papa uron ne gjuhen shqipe Per shume vjet Krishtlindjen
Papa Benedikti XVI u ka uruar besimtareve katolike ne mbare boten festen e Krishtlindjes. Papa ka dhene sot mesazhin e urimeve ne 65 gjuhe te Botes perfshi ketu edhe gjuhen shqipe. Per shume vjet Krishtlindjen nderkohe qe sheshi u perfshi nga pasthirrma gezimi dhe duartrokitje. Ne meshen e njohur si lsquoUrbi et orbi te zhvilluar ne sheshin Shen Pjeter ne Vatikan Papa Benedikti ka leshuar mesazhe per paqen dhe humanizmin. Mijera persona u mblodhen sot ne Vatikan per te degjuar fjalimin qe u mbajt pas meshes se Krishtlindjes. Papa Benedikti XVI kritikoi ne fillim te mesazhit te tij te njohur te Krishtlindjes Urbi e orbi per qytetin dhe per boten deshiren e njeriut per te zene vendin e Zotit per te vendosur se cfare eshte e mire dhe e keqe dhe per te besuar krijuesin e jetes dhe te vdekjes. Jezu Krishti deklaroi ai qe nga ballkoni i bazilikes se Shen Pjetrit perpara mijera besimtareve u dergua ne toke per te na shpetuar sidomos nga e keqja e thelle e ngulur tek njeriu dhe ne histori qe eshte ndarja nga Zoti krenaria dhe vetebesimi i tepruar se po veprojme vete.
Kjo e keqe ka te beje me te venit ne konkurrence me Zotin dhe zevendesimin e Tij per te vendosur se cfare eshte mire dhe cfare keq per te qene zoti i jetes dhe i vdekjes. Kjo eshte e keqja e madhe mekati i madh - deklaroi ai.
Benedikti XVI kritikon vazhdimisht vullnetin e shoqerive perendimore qe nuk jane te krishtera per miratimin e ligjeve rreth temave qe sipas Vatikanit cenojne vlerat me te shenjta te jetes si aborti dhe eutanazia. Kisha katolike sheh ne to nje forme eugjenizmit shen. i perkth. - shkence dhe metode per permiresimin e qenies njerezore nepermjet manipulimeve gjenetike te ulet dhe i kritikon keto shoqeri per vendosjen e ketyre normave ne vendet ne zhvillim duke kushtezuar ndihmen e tyre per miratimin e ligjeve te ngjashme me nje lloj neokolonializmi.
Krishtlindjet ne bote
Nje mesazh te cuditshem Krishtlindjesh percolli nje kishe ne Indonezi e cila inkurajoi anetaret e famullise te riciklojne mbeturinat e ta mbajne ambientin paster e madje dha shembullin e para duke perdorur plehrat per pergatitjen e objekteve dekorative te skenes se lindjes se Krishtit.Australianet kjo feste i gjen si perhere ne breg te detit. Asgje nuk i mungonte festimeve as kapelet apo bluzat me figuren e Babagjyshit te Vitit te Ri dhe as ai vete qe ne mungese te oxhakut ka zgjedhur menyren me origjinale te mberritjes qe kushtet ne plazhin Bondi mund te ofronin mbi nje derrase serfi.Por peizazhin e kendshem te festimeve neper bote e zymton sulmi mbi nje kishe katolike ne afersi te kryeqytetit Nigerian Abuja. Shperthimi shkaterroi kishen e Shen Terezes ne Madalla ku besimtaret ishin mbledhur per meshen e Krishtlindjeve. Autoritetet flasin per 10 te vdekur por raportet ne media lene te kuptohet se bilanci mund te jete dy here me i larte se kaq. Nje shperthim i dyte u regjistrua brenda nje harku te shkurter kohor ne nje kishe te qytetit te Xhosit. Frika per sigurine e riperterire nga vala e fundit e sulmeve ne Bagdad nuk i ka frenuar te krishteret irakiane nga pjesemarrja ne sherbesat kishtare. Sa per terheqjen e trupave amerikane dhe fundin zyrtar te konfliktit ne vend shume te krishtere thone se amerikanet nuk benin dallim mes tyre dhe myslimaneve e nuk kane ndier ndonje mbrojtje te vecante.
Krishtlindjet
Krishti lindi ne nje ambient shume te varfer. Gjate gjithe kohes nje yll shndriste ne qiell i cili u tregonte disa dijetareve rrugen qe duhet te ndiqnin per ti bere homazhe Mbretit te Izraelit. Pas kesaj Herodi mbreti i Izraelit ai i organizimit shteteror politik i Izraelit jo mbreti shpirteror vendosi te perndiqte kete Mbret te ri...
Keto pjese te nje historie qe vazhdon te tregohet sa here qe vjen koha e Krishtlindjeve ne festa koncerte apo filma dhe shfaqje te tjera kane ne vetvete secila nje mesazh. Ambienti i varfer tregon thjeshtesine e Jezu Krishtit i cili edhe pse Zot preferoi te ishte sa me afer njerezve larg pompozitetit luksit etj. Ylli tregon nje profeci te vjeter per nje homazh qe nuk mund te kuptohet nga njerezit. Dijetaret qe ndiqnin yllin kishin me vete dhuratat me te shtrenjta per ate kohe ar temjan dhe vajra te shtrenjta. Ne fund gjithcka permblidhet ne nje mallkim Sipas shkrimeve te Bibles ne momentin e mekatit te pare Zoti mallkoi njeherazi femren Even mashkullin Adamin dhe gjarprin Djallin. Mallkimi per gjarprin ishte Nje pasardhes njeri i gruas Eves asaj qe ai kishte mashtruar me pare do te linde edhe pse ti do te duash ta vrasesh dhe do te te shtype koken. Ne shkencen e Teologjise ky mallkim ka nje kuptim te thjeshte Njeriu pasardhes i Eves ishte Jezu Krishti i cili erdhi si njeri ne Toke per te pajtuar njerezit me Zotin pas mekateve te tyre. Do te vdiste ne kryq dhe keshtu njerezit do te pajtoheshin me Zotin. Pas kesaj ai djalli nuk do te kishte me fuqi ndaj tyre njerezve sepse ata mund te shpetoheshin nepermjet gjakut te Jezusit duke e pranuar vdekjen e tij.