E Diel, 1 Nëntor 2026

Një logjikë për vdekjen e Trebickës, që sipas meje nuk qëndron

Po lexoja një opinion, sipas të cilit, kryeministri Berisha kishte interes që mos të ndodhte një vrasje e Trebickës, dhe që kjo vrasje është bere për ta dëmtuar atë.

Gjykimi im me thote që ky është një budallallëk. Në Shqiperi kur mendohet që një person është në rrezik për jeten dhe vdekja e tij mund të përdoret për qellime të caktuara, mblidhet grup pune tek SHISH dhe personi i rrezikuar ruhet në mënyrë të maskuar (pa dijeninë e tij), nga 3 ose 4 agjentë.

Po të isha në rolin e Kryeministrit dhe të kisha frike nga vdekja e ketij personi se mos më dëmtonte, jo vetem do i vendosja 3 ose 4 agjentë nga mbrapa për t’i ruajtur jeten, por do vendosja gjithe kohen edhe helikopterë për ta ruajtur nga ajri.

D.m.th., argumente të tilla nuk qëndrojnë. Për të mos folur pastaj që me Berishën është e kotë të trajtosh seriozisht ndonjë argument, sepse ky, pas shumë pak ditësh, do të fillojë ta argumentoje edhe vdekjen e Trebickës si sulm ndaj qeverise shqiptare dhe reformave gjigante që ajo ka marre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›