E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbja e besimit ka shkaqe më të thella se një vdekje e pazakontë

Perse po e humbet ndjeshëm besueshmërinë në popull kjo qeveri? Pse u vra një biznesmen?! Jo vetëm. Në ‘97 nuk ngeli fije bari në këmbë, populli u vodh e u vra (3000 të vrare). Personi që duhet të na ruante nga kjo katastrofë, sot është prapë në krye.

Vetë populli e do keshtu qeverinë e tij? Apo kriza jonë e besimit nuk lidhte vetëm me këtë individ, por me mendimin që po e la Sala, do ta marri Bala, po e la Bala, do ta marri Lala, po e la Lala do e marre Vangjeli e me radhë pjesëtarë të bashkësisë fisnore shqiptare, kush e kush të kapi ndonjë kocke pa u lodhur fare.

Para pak kohe u zhduk nga faqja e dheut një fshat i tere që i thoshin Gërdec dhe Sala po të ishte njeri me logjikë, vetem për respekt të atyre viktimave të pafajshme, ku kishte dhe fëmijë, duhej të jepte dorëheqjen, kishte apo nuk kishte gisht në ate fabrike fantazëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›