Një mbrëmje e madhe gala në përvjetorin e 5 të "Top Fest"
Sot në mbrëmje, në Pallatin e Kongreseve, 33 artistë të rinj pjesëmarrës në "Top Fest" do të konkurrojnë për 15 çmime dhe vetëm një prej tyre do të jetë fitues i çmimit të madh prej 10 mijë eurosh. Organizatorët e spektaklit thonë se gjithçka është gati për mbrëmjen e sotme. Ky spektakël do të ishte një edicion normal i "Top Fest" nëse nuk do të përkonte me pesë vjetorin e këtij evenimenti. Në 5 vjet ky festival është kthyer në skenën e vetme ku promovohet muzika moderne shqiptare, në skenën ku ndërthuren rrymat muzikore dhe ku të rinjtë shohin të vetmen mundësi promovimi. E veçanta e këtij evenimenti është se që në nisje ka qenë ndryshe. Ndryshe nga mënyra tradicionale e festivaleve tona të muzikës, "Top Fest" është një festival që zgjat në kohë, gjë që u jep mundësi fansave të muzikës të ambientohen me këngët, të përzgjedhin këngëtarët e preferuar dhe këngët deri në natën finale janë kthyer në hitet që dëgjohen në baret shqiptare. Ashtu siç ka ndodhur me këngët që do të ngjiten sot në skenën e festivalit.
Për regjisorin dhe drejtorin artistik të këtij festivali, Bojken Lako, kjo strukturë i bën më të mëdha emocionet për artistët, duke qenë se konkurrimi i tyre finalizohet pas 2-3 muajsh.
Për Lakon sigurisht që 5 vjet në krye të një iniciative të tillë muzikore nuk janë pak, por janë vite të mbushura me pasione e sfida për të sjellë një frymë të re në muzikën shqiptare. Por ajo çfarë ai kërkon të veçojë si diçka ndryshe këtë vit, është cilësia e këngëve konkurruese.
"Prurjet e këtij viti në ‘Top Fest‘ kanë qenë të një niveli më të lartë se vitet e tjera. Ndonëse konkurrentët janë artistë të rinj e të panjohur, ata kanë punuar me kompozitorë të njohur, dhe ish-pjesëmarrës në ‘Top Fest‘ të edicioneve të kaluara, që këtë vit kanë bërë vetëm rolin e producentëve", thotë Lako, duke evidentuar një prezencë të të gjitha rrymave muzikore. Në fakt, cilësia e këngëve pjesëmarrëse në "Top Fest" ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Serioziteti me të cilin këngëtarët shkojnë drejt skenës së këtij festivali shihet që në prurjet që ata sjellin. Nuk mungojnë të gjitha rrymat muzikore, nuk mungon dhe pasioni për ta parë këtë festival si të vetmin vend që u jep mundësi të gjithëve.
Në mbrëmjen gala të sotme do të shpalosen një sërë surprizash, të cilat do ta bëjnë garën më të bukur. Të ftuar dhe trofetë janë ato që do të shoqërojnë garën e madhe të 33 këngëtarëve.
Këngëtarët në tapetin e kuq
Të gjithë fansat e "Top Fest" do të kenë mundësi të shohin teksa kalojnë në tapetin e kuq këngëtarët e tyre të preferuar. Në orën 19:00, dy orë para fillimit të spektaklit të madh, për këngëtarët do të shtrohet një tapet i kuq, ku do të kalojnë para se të hyjnë brenda në Pallatin e Kongreseve.
Fotoreporterë e fansa pritet të mbushin hapësirën para Pallatit të Kongreseve, ku këngëtarët do të kenë mundësi të parakalojnë vetëm për publikun, duke dhënë edhe autografe dhe duke bërë foto me këngëtarët
Një mbrëmje çmimesh
15 çmime do të ndahen sot për 33 këngëtarë konkurrues. Dhe vetëm një prej këtyre këngëtarëve do të ketë fatin të fitojë çmimin e madh prej 10 mijë eurosh. Sigurisht që kjo nuk është një shumë e vogël për fillimet e karrierës për një këngëtar dhe çmimi është një motivim për të kërkuar më tepër. 15 trofetë do t‘u dorëzohen këngëtarëve nga 15 personalitete të ndryshme të artit dhe sportit brenda dhe jashtë hapësirës shqiptare. Edicioni i katërt i "Top Fest" u fitua nga Greta Koçi