E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili shpërndan të Hënën Task- Forcën, në sitë klinikat private

Të gjitha spitalet, klinikat apo laboratorët privatë do të kalojnë në sitën e Ministrisë së Shëndetësisë. Rastet e përsëritura të diagnostikimit të gabuar apo dhe trajtimi jo i përshtatshëm i pacientëve për më tepër kur shërbimet në këto klinika paguhen me

tarifa të shtrenjta nga pacientët ka alarmuar Ministrinë e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë me shumë përgjegjësi ka konstatuar se në klinika private vijnë raste ku jo gjithmonë standardi i diagnostikimit ka qenë i duhuri, është shprehur Vasili ditën e djeshme në njoftimin për mediat. Duke u nisur që nga dita e hënë një task-forcë e ngritur me specialistë dhe drejtues të lartë të shëndetësisë do të nisin një kontroll të imtësishëm që nga licenca me të cilën janë pajisur deri në formimin profesional të mjekëve dhe infermiereve që ushtrojnë aktivitet në to Liçensimi pa asnjë devijim nga procedura legale, verifikim i kompetencës legale të personelit që shërben atje, niveli i arsimit dhe teknologjia që ata kanë. Në mënyrë që çdo institucion të ofrojë në mënyrë të sigurt atë çka qytetarët shqiptarë presin, tha Vasili. Institucionet shëndetësore private që ofrojnë, shërbime për pacientët, do të jenë nën monitorim më të rreptë nga strukturat drejtuese të Shëndetësisë shqiptare duke filluar që prej ditës së Hënë. Vetë Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka ngritur një Task- Force e cila do të merret me kontrollin e spitaleve, klinikave, qendrave apo laboratorëve private, në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë me shumë përgjegjësi e ka marrë në analizë këtë veprimtari dhe ka konstatuar herë pas here që në klinikat publike vijnë edhe raste të cilët janë trajtuar më parë në shërbime private të caktuara dhe jo gjithmonë standardi i diagnozës dhe trajtimit, ka qenë ai i duhuri, thotë Vasili. Kontrolli i institucioneve private shëndetësore do të fillojë që nga marrja e licencës e profesionalizmi i mjekëve që ofrojnë shërbimin e deri tek aparaturat  që ato përdorin. Në radhë të parë në përputhshmërinë e veprimtarisë shëndetësore me ligjet në fuqi, pra me licencimin pa asnjë devijim nga procedurat legale; së dyti, verifikimi i kompetencës profesionale dhe i ligjshmërisë së veprimtarisë së atyre që ofrojnë shërbim atje; kualifikimit të tyre profesional, së treti; së katërti, niveli përkatës i teknologjisë dhe i aparaturës që ofron shërbimi, thotë Vasili. Task- Forca e ngritur nga ministria e Shëndetësisë, që në përbërje të saj ka specialistë të shëndetësisë, do të konstatojnë çdo rast abuziv me pacientët nga institucionet shëndetësore private.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›