Duhani depërton në trup nëpërmjet 4 mijë toskinash
substance kimike. Më poshtë po listojmë dhjetë substancat më të rrezikshme që përmban cigarja: Amoniaku: përdoret për të rritur nivelin e përthithjes së nikotinës. Amoniaku është edhe lënda bazë e plehut kimik të lëngshëm. Arseniku: përdoret si ilaç në arën ku mbillet bima e duhanit, njëkohësisht përdoret dhe për të mbytur minjtë. Kadmiumi: është përbërës metalik që gjendet në filtër dhe mblidhet nga dheu me përbërje acidi të duhanit, përdoret për të karikuar bateritë e telefonave celularë. Acetoni: përdoret për të hequr dhe pastruar manikyrin dhe për të pastruar banjën. Butani: ndihmon në ndezjen e cigares. Propilen glikoli: ndikon në krijimin e varësisë me cigaren dhe përshpejton marrjen e nikotinës nga truri. Terpentina (vaj eteror): ky vaj,s i cili përdoret veçanërisht në cigaret me mente përdoret edhe për të holluar bojën dhe për të hequr vernikun e dërrasës. Benzoli: produktin tjetër që çlirohet nga cigarja e ndezur, benzolin, mund ta gjeni në benzinë dhe ilaçet bujqësore. Plumbi dhe nikeli: këto metale i gjejmë edhe tek cigarja.