Provimet e lirimit, nesër zhvillohet testi i gjuhë-leximit
Nesër do të zhvillohet provimi i parë për klasat e 9 ku rreth 50 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës ku do të testohen mbi njohuritë e marra. Provimi i parë do të jetë provimi i Gjuhë -Lexim dhe në të do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e klasave të nënta. Mësohet që procedurat nuk do të kenë shumë ndryshime me vitin e kaluar dhe teza të jetë e njëjtë për të gjithë nxënësit në të gjithë Shqipërinë. Ky është viti i dytë që në sitemin arsimor shqiptar zhvillohet provimi i lirimit në klasën e nëntë.
Struktura e tezës që do të përdoret në provimin e lirimit do të jetë e ngjashme me atë të maturës shtetërore. Teza do të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, kurse 12 janë me zhvillim. Ndërkohë, Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) ka nisur punën për formulimin e testit, ndërsa korrigjimi dhe administrimi i procesit do të zhvillohet nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zonale