E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e keqe shëndetësore e Berishës, anulohet vizita për në Mal të Zi

Kryeministri Sali Berisha ka anuluar vizitën e parashikuar për të zhvilluar sot në Malin e Zi. Zyra e shtypit pranë kryeministrit ka njoftuar se kjo ka ardhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Mbrëmë, gjatë fjalës që Berisha po mbante me rasti ne 21-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike pësoi një gjendje të fikëti. Më pas mediat u njoftuan se kryeministri ishte prekur nga një virozë dhe se kishte ditë që po mjekohej. Gjithashtu u bë e ditur se gjendja e tij është e stabilizuar.

*   *    *

Mesazhi i Rames per Berishen ne rrjetin social Twitter:

“Sapo degjova per sekelldine e Saliut ne feste. Ndjej keqardhje dhe uroj sinqerisht qe te mos jete asgje serioze per shendetin. Te shkuara!”


***

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka ndërprerë fjalimin e tij gjatë 21-vjetorit të Partisë Demokratike.  Berisha është kontraktuar gjatë mbylljes së fjalimit duke mbërthyer fort podiumin. Pasi per momente te tera ai nuk po ndihej me, i jane afruar persona te stafit.

Ai është shoqëruar nga truprojat e tij ndërkohë që festimet në Pallatin e Kongreseve janë ndërprerë. Stafi i Berishes njoftoi pak minuta me pas se Berisha eshte ne gjendje te mire shendetesore sipas tyre ne banesen e tij. Gazetare e fotografe qe kane qene ne vendngjarje, pohuan se ai eshte futur ne makine nga badigardet dhe Liri Berisha dhe me pas makina eshte larguar me shpejtesi.

Kreu i kuvendit Jozefina Topalli tha se kryeministri pesoi nje gjendje te fikti per shkak te nje viroze. Tjeter version dha ne linje telefonike per Shekullin ministri i shendetesise Vasili. Sipas tij, Berisha pesoi nje kolpo tensioni. Njerez afer Berishes pergenjeshtrojne zerat se ai u dergua me ambulance ne ambjentet e nje spitali privat ne Tirane

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›