E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Opozita të angazhohet për reformën në drejtësi

 Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka kërkuar sot bashkëpunimin e opozitës për reformën në drejtësi dhe ligjet me 3/5. Duke folur në një seminar të organizuar në Tiranë për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës, Halimi ka shfrytëzuar rastin për të reaguar ndaj një deklarate të kryesocialistit Rama në lidhje me korrupsionin në drejtësi.

E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale, është shprehur ministri Halimi gjatë fjalës së tij.

Duke folur për reformat e arritura në drejtësi, Halimi i ka konsideruar ato një sukses të ministrisë, ndërsa ka shtuar se sinjali më i mirë për opozitën do të ishte kontributi në vazhdimësinë e tyre.

Në aktivitet ishin të pranishëm ehde ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Etore Sequi, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Uolfarth, dhe përfaqësues nga UNICEF.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›