E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mijë e një net, kryevepra arabe mbërrin në tre vëllime

Tiranë, 26 Maj, NOA /Milena Selimi - Vazhdojnë të mrekullojnë Perëndimin, ndërsa kryevepra arabe pushton sërisht mendjet, ëndrrat dhe fantazitë e lexuesit shqiptar.

Sapo janë hedhur në treg tre vëllimet e përrallave Një mijë e një net, botim i shtëpisë botuese Toena, në përkthimin e Sonila Kapos.

Zanafilla e kësaj përmbledhje me titull Një mijë e një net ashtu si dhe sfondi i saj historik që i shërben si kornizë, janë me gjasë me origjinë indiane, megjithëse ekziston tashmë një version edhe në arabisht që i përket shekullit IX.

E pasuruar dhe e përpunuar në vazhdimësi përgjatë shekujve, kjo përmbledhje arriti të merrte, vetëm më 1400-ën, formën në të cilën e kemi sot.

Një mijë e një net është ndoshta përmbledhja më e jashtëzakonshme e historive e të gjithë letërsisë.

Preteksti që i jep jetë narracionit dhe që është në zanafillë të titullit është shumë i njohur: princesha Shehrazade arrin të shpëtojë nga vdekja, me të cilën i ndëshkonte sulltani dashnoret e tij të një nate, duke i treguar një numër të pafundëm historish të mrekullueshme, të ngërthyera njëra me tjetrën me mençuri si loja e kutive kineze.

Për një mijë e një net, sulltani mizor do të dëgjonte i mahnitur aventurat e princeshave të bukura, mbretërve të fuqishëm, xhindeve me fuqi të jashtëzakonshme, apo për personazhet, emrat e të cilëve janë tashmë të njohur, si Aladini, Simbad detari ose Ali Baba.

Në fund të tregimeve, sulltani nuk mund të bënte tjetër veçse të dashurohej me Shehrazaden. m.s/n.e/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›