Një miliard euro ndihmë për Kosovën nga Bashkimi Europian
Komisioni Europian ka renditur në raportin e tij sfidat qё e presin Kosovën në të ardhmen. Këto sfida janë forcimi i rendit dhe ligjit, lufta kundër krimit tё organizuar dhe korrupsionit, si dhe përkrahja pёr zhvillimet ekonomike. Ndihma financiare e Bashkimit Europian pёr Kosovёn gjatë viteve 2007-2010 pёrmban shifrёn 1 miliard euro, ku pёrfshihet edhe përkrahja pёr proceset politike dhe ekonomike, por edhe pёr prezencën e BE-sё nё vend. Sipas raportit tё publikuar, Kosova ka bёrё përparim drejt krijimit tё njё shoqёrie demokratike dhe shumetnike. “Kosova, ashtu sikurse edhe vendet e tjera tё Ballkanit, ka perspektivën e qartë europiane”, - thuhet nё raport si dhe rikonfirmohet se Komisioni Europian do tё intensifikojë përkrahjen pёr ndёrtimin e institucioneve ndaj dhe do të organizohet konferenca e donatorëve, ku do mobilizohen fondet pёr tё ndihmuar nevojat urgjente tё Kosovës. Në raportin e Komisionit Europian theksohet se stabiliteti afatgjatë në rajon mund të garantohet vetëm me forcimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit. Ky raport nuk ka lënë pa përmendur edhe rëndësinë e përmbajtjes së deklaratave nga ana e Prishtinës dhe Beogradit, të cilat mund të vinin në rrezik stabilitetin e rajonit.
6 Mars 2008