Depp ndjehet si Peter Pani
Johnny Depp (47) mendon se tani është bërë njeri më i mirë, por e pranon se nuk ndjehet si i rritur.
Ai veten e krahason me Peter Pan, dhe, edhe pse është 47-vjeçar dhe ka dy fëmijë, e pranon se nuk ndjehet i pjekur.
“Ia dola të ndryshohesha në disa gjëra... Nuk jam vetjak si dikur, dhe jam më i ndjeshëm se dikur. Por, djalli ta hajë, s’mund ta marrësh veten tepër seriozisht. Ndoshta, në fakt, unë s’jam rritur plotësisht. Të paktën një herë në ditë më pushton Peter Pani...”, thotë ai.
Depp pohon se familjen e ka prioritet dhe se është i lumtur që, për shkak të suksesit të filmave të tij s’i duhet menduar sesi ta mbajë atë.
“Vanesa dhe fëmijët janë e vetmja gjë që më duhet për të qenë i lumtur.
Asgjë tjetër s’është më primare. S’më duhet të brengosem për atë nëse do të mund të mbajë familjen dhe veten”, përfundoi Depp.