E Diel, 1 Nëntor 2026

Një milion euro për kalatën lindore

21/12/2008  Investimi nga APD-ja

DURRES- Autoriteti Portual në Durrës ka vendosur të ndërhyjë për të sistemuar përfundimisht edhe pjesën në skajor të portit. Një nga projektet prioritare të portit ka qenë ndërmarrja e projektit për ta kthyer në gjendje të plotë dhe të përshtatshme pune kalatën lindore. Për këtë arsye Autoriteti Portual ka nxjerrë nga arka e saj plot 1 milion euro. Me fondin e mësipërm është menduar dhe projektuar të realizohet mbushja e një grope të hapur nga subjekte private, krijimi i sheshit për depozitimin e materialeve gjatë procesit të përpunimit, sistemi elektrik i kësaj pjese të portit, instalimi i dy vinçave 15-tonësh si dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore që do ta fusë kalatën lindore në sistemin hekurudhor shqiptar. Për të vënë në zbatim këtë projekt është dashur fillimisht transportimi i materialeve mbeturina nga sipërfaqet e lëna jashtë funksionit dhe heqja e inerteve në buzë të kalatës lindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›