Policia shoqëron 7 persona të dyshuar
21/12/2008 Tritoli te supermarketi
TIRANE - Policia e Tiranës shoqëroi 7 persona të dyshuar se kishin dijeni për shpërthimin e ndodhur mbrëmë në një market pranë ish-NSHRAK-ut në Tiranë. Mësohet se, pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë. Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, tmerroi banorët e zonës përreth. Në çastin e shpërthimit dyqani ka qenë i mbyllur dhe nuk raportohet të ketë pasur të lënduar. Eksplozivi i vendosur në derën e marketit "Igli" ka dëmtuar fasadën dhe xhamat. Me të marrë sinjalizimin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e komisariatit nr. 2 të policisë së Tiranës dhe oficerët e seksionit të shkatërrimit të pronës. Policia mori në pyetje pronarin e dyqanit Skënder Delgjeka, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime.